LAJMI I FUNDIT:

Një nga karavanët më të shpejtë në Nürburgring, pamje që tregojnë si kaloi në pistë

Një nga karavanët më të shpejtë në Nürburgring, pamje që tregojnë si kaloi në pistë

Në Mynih menduan gjatë nëse në këtë edicion do të ofrohet simboli i famshëm M3, pas të cilit prej kohësh fshihet versioni më i fuqishëm i Serisë 3 BMË, me të cilin do të kishin një përgjigje adekuate për karavanin sportiv me performancë të lartë (p.sh. Mercedes-AMG C63 T dhe Audi RS4).

Pas 36 vitesh nga prezantimi i BMË M3 të parë (E30), më në fund ka dalë në skenë karavani i parë M3 (G81), me të cilën ekipi i revistës gjermane të veturave Sport Auto “u shoqërua” këto ditë në pistën gjermane Nürburgring Nordschleife, ku laravani super i shpejtë edhe njëhetrë ka treguar aftësitë e tij, transmeton Telegrafi.

Gazetarit dhe pilotit testues iu deshën shtatë minuta e 34,39 sekonda për të përfunduar xhiron e gjatë 20.6 kilometra, që është mbresëlënëse, por jo koha më e mirë e regjistruar nga M3 Touring i parë, pasi për mbylljen e njëjtë të  xhiros Jergo Weidinger-it iu deshën shtatë minuta e 30.30 sekonda.


Para njoftimit sipas të cilit departamenti M i BMË-së po përgatit një M3 Touring (CS) edhe më të fuqishëm, blerësit e mundshëm të një edicioni më praktik mund të llogarisin në një motor biturbo 6 cilindrash me tre litra që zhvillon 510 kuaj-fuqi.

Për bartjen e fuqisë motorike në të dy akset, është vendosur ndërruesi automatik me tetë shpejtësi dhe ekziston gjithashtu opsion që drejton të gjithë potencialin e motorit vetëm në boshtin e pasmë.

Me paketën opsionale M Driver, M3 Touring Competition përshpejton nga 0-100 kilometra në orë për 3.6 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 280 km/h. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BMW me ndryshime brenda automjetit: Ekrani tani është pranë xhamit të përparmë

BMW me ndryshime brenda automjetit: Ekrani tani është pranë xhamit të përparmë

Auto
Një Volkswagen Golf

Një Volkswagen Golf "i prodhuar" shumë vite më parë në Sarajevë, aktualisht po shitet në Gjermani

Auto
Publikohen fotot e Modelit Y të Tesla të përditësuar për vitin 2025

Publikohen fotot e Modelit Y të Tesla të përditësuar për vitin 2025

Auto
Kia Soul “fluturon” pasi goditet nga rrota që shkëputet nga Chevrolet Silverado – kamera në Tesla filmon aksidentin si në filma

Kia Soul “fluturon” pasi goditet nga rrota që shkëputet nga Chevrolet Silverado – kamera në Tesla filmon aksidentin si në filma

Auto
Xpeng prezanton klonin e Tesla Cybertruck - SUV-i është i pajisur gjithashtu me një fluturake personale

Xpeng prezanton klonin e Tesla Cybertruck - SUV-i është i pajisur gjithashtu me një fluturake personale

Brenda interiorit të mini-furgonit të Volvo-s, EM90 – “një dhomë ndenjeje skandinave në lëvizje”

Brenda interiorit të mini-furgonit të Volvo-s, EM90 – “një dhomë ndenjeje skandinave në lëvizje”

Kalo në kategori