LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Rama i trajton kryeministrat e Kosovës, si kryebashkiakë të Vlorës

Berisha: Rama i trajton kryeministrat e Kosovës, si kryebashkiakë të Vlorës
LSA

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha deklaroi për mediat se gjendja e Shqipërisë sot është e mjerueshme dhe vjen sepse kryeministri Edi Rama është toleruar në çdo akt që ka bërë kundër vendit.

Sipas tij askush nuk duhet të pranojë që Rama çdo javë të denigrojë kundër udhëheqjes politike të një vendi të pavarur si Kosova.

“Ai i trajton kryeministrat e Kosovës, sikur të ishin kryebashkiakë të Vlorës. Pra, ai është kthyer në një altoparlant të Beogradit! Çfarë duhet të bëjë ai më shumë se kaq që ne të pranojmë këto qëndrime të tij?”, tha Berisha.


“Ne duhet ta kemi të qartë se jemi dy shtete të pavarura, sovrane. Nëse ta supozojmë nuk do ta ndihmojë, por kjo është njëra anë. Por jo ta sulmojë çdo ditë. Bëni pak, kthejeni pak videon e këtyre tre ditëve. Këtu u bë samiti evropian. Bëri gjithçka të tregojë se ky ishte samiti anti-Kosovë. Po ndodh në botë kjo? I erdhi presidenti francez, çështja më kryesore ishte Kosova. Vizat për qytetarët e Kosovës. Më thoni ju, a mund të ndodhë që një vend fqinj, normal, të shndërrohet në një platformë propagande kundër vendit fqinj tjetër? Ndërkohë kur atje nuk ekziston asnjë propagandë antishqiptare”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha mblodhi strukturat e partisë së Tiranës për t’iu thënë se rezistenca opozitare do të nisë të enjten në parlament për të mos u ndalur më deri kur të sigurohet vota e lirë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori