Është mbajtur sot ceremonia e diplomimit të 20 vajzave të reja në fushën e inxhinierisë në kuadër të programit “Global Engineer Girls Kosovo”.
Në fjalën e saj të rastit kryetarja e “Limak Holding” dhe “Limak Foundation”, Ebru Ozdemir, u shpreh se këto 20 vajza kanë përmbyllur me sukses udhëtimin e tyre dhe tashmë janë të gatshme të lënë shenjë në botë për inxhinierinë.
Ozdemir theksoi se përmes këtij programi kanë menduar të kenë një ndikim pozitiv në Kosovë.
“Kemi dashur të ndikojmë në biznes dhe te rinjtë që janë të talentuar. Kemi filluar si program në Turqi, Kuvajt, Maqedoni të Veriut dhe tashmë jemi edhe në Kosovë. GEG Kosova mbetet e përkushtuar që të fuqizojë dhe zgjeroj programin dhe që vajzat të jenë liderë në fushën e inxhinierisë”, u shpreh Ozdemir.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gratë dhe vajzat kosovare kanë dëshmuar shkathtësitë e tyre në fushën e inxhinierisë. Osmani ka përgëzuar studentët për arritjet e tyre në këtë drejtim, madje pohoi se është përgjegjësi e institucioneve që të krijojnë kushte që vajzat t;i ndjekin ëndrrat e tyre.
“I gëzohem përherë ngjarjeve të tilla që në qendër kanë gratë dhe vajzat. Është koha për tu siguruar që çdo mendje e ndritur të ketë mundësi të barabarta. Është detyrë e jona të krijojmë mjedis ku çdo vajzë pa frikë mund të thotë të unë dua unë mund dhe unë do t’ia arrijë. Në këtë ditë të veçantë ju përgëzoj për suksesin dhe uroj ti frymëzoni brezat e ardhshëm në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë”, tha Osmani.
Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angilo tha se Kosova është një ndër shembujt më të mirë që mund të marrin vendet e Evropës për punën e grave dhe barazinë gjinore në vend.
Përfaqësuesi rezident i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros u shpreh se sot është ditë feste dhe ditë inspirimi pasi që sot po nderojmë këto 20 vajza që kanë arritur të përfundojmë me sukses programin e GEG.
Në anën tjetër ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u shpreh se programi GEG plotëson shkathtësitë e inxhinierëve të reja.
“Jemi dëshmitar të historisë së suksesit të grave dhe vajzave. Sot i gëzohemi diplomimit të gjeneratës së parë të GEG Kosovo. Ky program i plotëson shkathtësitë e inxhinierëve të reja”, u shpreh Nagavci.
Ministrja shtoi se jemi të vetëdijshme për pengesat që hasin çdo ditë gratë dhe vajzat tona.
“Jo rrallë herë vajzat dhe gratë tona ja dalin edhe vetë. Si ministre kam pas nderin që të marr disa vendime e veprime. Vajzat dhe gratë që studiojnë në fushat STEMP kemi ndarë mbi 2 mijë bursa për dy vite. Në secilën prej thirrjeve tona për bursa kemi dhënë përparësi për vajza dhe gratë”, tha ministrja e Arsimit.
E njëra ndër 20 vajzat që sot mori diplomën e këtij programi, Eriona Ahmeti tha se ndjehet e lumtur që falë programit GEG Kosova ka arritur të ndjek ëndrrën e saj.
“Jam njëra ndër 20 vajzat me fat që isha pjesë e këtij programi. Përmes këtij programi jemi inkurajuar të ndjekim ëndrrat tona dhe përtej stereotipive gjinore që hasim në fushat e inxhinierisë. Kemi zhvilluar shumë shkathtësitë tona dhe do i inkurajoja të gjitha vajzat tjera që të ndjekin ëndrrat e tyre”, tha Ahmeti.
Në fund të kësaj ceremonie u ndanë diplomat për 20 vajzat e reja që tashmë janë inxhinieret e ardhshme në Kosovë.
Ndryshe, kjo ngjarje u përmbyll me një pikë artisitke nga tenori me famë botërore, Ramë Lahaj.
Global Engineer Girls Kosovo është themeluar në vitin 2022, në partneritet me Limak Kosova dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë.
Nisma filantropike mbështet studentet femra të regjistruara në arsimin inxhinierik duke ofruar bursa dhe akses në programet e mentorimit, mundësitë e rrjetëzimit dhe kurset për zhvillim personal dhe profesional./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hoxhaj: Përpjekja për afrim mes PDK-së dhe LVV-së është e kotë, kemi dallime marramendëse
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog
Janevska: Arsimi është në gjendje të keqe, do të fillojmë menjëherë me ndryshime
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI
Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë
Hoxhaj: Përpjekja për afrim mes PDK-së dhe LVV-së është e kotë, kemi dallime marramendëse
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë