LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti në Tetovë, Nazmi Dauti: Jemi në komunikim me shkollat për procesin mësimor

Tërmeti në Tetovë, Nazmi Dauti: Jemi në komunikim me shkollat për procesin mësimor

Është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut. Sipas Qendrës Seizmologjike tërmeti ka qenë me fuqi 3.2 shkallë, ndërsa është ndjerë në Shkup dhe Tetovë.

Nazmi Dauti nga Drejtoria për Arsim në Komunën e Tetovës, për Telegrafi Maqedoni tha se nxënësit e shkollave në Tetovë janë evakuuar nga objektet shkollore.


Ai tha se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet tjera kompetente për të vlerësuar situatën pas tërmetit dhe do të marrin vendim nëse do të vazhdohet me procesin mësimor.

Tërmet në Maqedoni me epiqendër në Tetovë
Lexo po ashtu Tërmet në Maqedoni me epiqendër në Tetovë

Ndryshe, sipas Qendrës Sizmologjike tërmeti ka qenë me epiqendër 39 kilometra në jug-perëndim të Shkupit.

Për momentin nuk është raportuar për dëme materiale, por ka pasur qytetarë të shqetësuar nga dridhjet që i kanë ndjerë./Telegrafi/