LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit ne Shqipëri

Parashikimi i motit ne Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët e me intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesatar kryesisht në relievet malore të vendit. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 7-10m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.


Temperaturat parashikohen nga 4 në 22 gradë Celsius. /Telegrafi/