LAJMI I FUNDIT:

​Tronditet futbolli spanjoll, lojtari gjendet i vdekur në vagonët e trenit

​Tronditet futbolli spanjoll, lojtari gjendet i vdekur në vagonët e trenit

Futbolli spanjoll ka pësuar një tronditje të madhe pas vdekjes së 18-vjeçarit Alvaro Prieto, një lojtar i ri i Cordobas.

Futbollisti, i cili u zhduk të enjten e 12 tetorit pasi mori pjesë në një festë në Sevillë, u gjet i pajetë në stacionin Santa Justa.

Sipas asaj që rezultoi, trupi i 18-vjeçarit u gjet mes dy vagonave të një treni që ishte jashtë funksionit që prej muajit gusht dhe po kryente sot një test funksionimi pa pasagjerë.


Vetë skuadra e Cordobas njoftoi vdekjen e lojtarit dhe shprehu ngushëllimet për familjen e të riut.

“Ngushëllimet tona më të thella për familjen, ata kanë mbështetjen tonë të pakushtëzuar. Faleminderit që jeni pranë nesh në këtë moment të vështirë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Trupi i pajetë i lojtarit është vënë re nga një reporter i televizionit “Espanola” i cili po realizonte një raport për zhdukjen e 18-vjeçarit. Në mes të vagonëve u vunë re këmbët e lojtarit dhe nga aty u ngrit alarmi.

Prieto, mësohet se kishte veshur ende pantallona dhe këmishë jeshile me të cilën ishte parë për herë të fundit më 12 tetor. /tch/

Në trend Sport

Më shumë
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Xhudo
Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit

Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit

La Liga
Albion Rrahmani futet nga banka rezervë dhe gjen golin në derbin e madh çek

Albion Rrahmani futet nga banka rezervë dhe gjen golin në derbin e madh çek

Ligat tjera
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Kalo në kategori