LAJMI I FUNDIT:

Trashëgimtari i pasurisë së bananeve fiton zgjedhjet presidenciale të Ekuadorit

Trashëgimtari i pasurisë së bananeve fiton zgjedhjet presidenciale të Ekuadorit

Daniel Noboa, i cili zotohet për një linjë të ashpër ndaj krimit, punësimin për të rinjtë dhe investimet e huaja, do të bëhet presidenti më i ri i Ekuadorit në moshën 35-vjeçare, pasi fitoi me një diferencë prej rreth pesë pikësh ndaj rivalit të tij, avokates Luisa González.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Daniel Noboa, një trashëgimtar i një pasurie të ndërtuar në tregtinë e bananeve.


Me 90% të votave të numëruara të dielën mbrëma në Ekuador, Noboa kishte 52.29% të votave kundër 47.71% për González, sipas këshillit zgjedhor të Ekuadorit, përcjell Telegrafi.

Luisa González, kandidatja e zgjedhur e ish-presidentit Rafael Correa, pranoi humbjen e saj në qendrat e votimit të dielën mbrëma dhe u zotua për mbështetjen e saj për presidentin e ri.

“Sot ne kemi bërë historinë”, tha Noboa në një mesazh në X, i njohur më parë si Twitter. “Familjet ekuadoriane zgjodhën Ekuadorin e ri, ata zgjodhën një vend me siguri dhe punësim”.

Ai shtoi se premtimet elektorale nuk do të mbeten vetëm në fushatë dhe korrupsioni do të ndëshkohet.

Këto zgjedhje u mbajtën në një sfond të rritjes së krimit të dhunshëm të nxitur nga trafiku i drogës, i cili e ka kthyer vendin në një nga më të dhunshmit në rajon, me shkallën e katërt më të lartë të vrasjeve – më e lartë edhe se Meksika. /Telegrafi/