LAJMI I FUNDIT:

Punonjësit shëndetësorë në RMV në protestë, këkojnë rritje 30% të pagave për të gjithë punonjësit

Punonjësit shëndetësorë në RMV në protestë, këkojnë rritje 30% të pagave për të gjithë punonjësit

Sindikata e Pavarur e Punënjësve të Shëndetësisë, më 19 tetor, nga ora 10:30 deri në ora 11:00, do të organizojë protestë paralajmëruese të punonjësve në të gjitha institucionet shëndetësore në vend pasi janë të pakënaqur me faktin se edhe pas takimit në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka marrë përgjigje për kërkesat e tyre më 5 tetor.

Ata kërkojnë rritje 30% të pagave për të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe personelin administrativ dhe teknik dhe rishikim të Marrëveshjes Kolektive. Protesta paralajmëruese do të jetë në kohë pauze në mënyrë që të mos ketë ndalesë në punën me pacientë.

Protestën do ta mbështesin edhe drejtuesit e ambulancave duke ndezur për një minutë sirenat dhe dritat rrotulluese të autoambulancave. Koordinator i Sindikatës së Pavarur të Punëonjsve Shëndetësorë, Bobi Bojçevski, u shpreh se protesta paralajmëruese do të jetë “për pagë dhe jetë dinjitoze” për 22 mijë punëtorë në shëndetësi. Kristina Olevska nga sindikata në spitalin “8 Shtatori” Shkup, tha se nuk pajtohen me propozimin për rritje të pagave për 15 për qind vetëm për infermierët.


“Kjo është një protestë paralajmëruese dhe faza e fundit është të dalësh në rrugë. Por është për të ardhur keq dhe e mjerë që ata që ishin heronjtë e shekullit të 21-të dalin në rrugë.”- deklaroi Bobi Bojçevski, Koordinator i Sindikatës së Pavarur së Punonjësve Shëndetësorë.

“Unë kam 25 vjet përvojë pune, me shkollim të mesëm, punoj në radioterapi, aty marr kompensim për ekspozimin ndaj rrezatimit me rreze X, marr pagë 28 mijë denar, e shporta konsumatore është rreth 49 mijë denarë, e kemi parë nga Sindikata dhe Enti i Statistikave, si të mbijetojë?!”- tha Kristina Olevska, Sindikata E SPS “8 Shtatori” Shkup.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori