LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për pronarin e lokalit në Malishevë, ku dyshohet se u helmuan mbi 200 persona

Një muaj paraburgim për pronarin e lokalit në Malishevë, ku dyshohet se u helmuan mbi 200 persona

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pronarit të lokalit të ushqimeve të shpejta në Malishevë, ku dyshohet se u helmuan mbi 200 persona.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj.

“Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, ndërsa masa e paraburgimit të njëjtit do t’i llogaritet nga 13 tetori deri më 12 nëntor 2023”, tha ai.


Ndryshe, ka arritur në 205 numri i personave që dyshohet se u helmuan nga ushqimet që konsumuan në një lokal të ushqimeve të shpejta në Malishevë.

Shkon në 205 numri i qytetarëve që dyshohet se u helmuan nga ushqimi në një lokal në Malishevë
Lexo po ashtu Shkon në 205 numri i qytetarëve që dyshohet se u helmuan nga ushqimi në një lokal në Malishevë

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, Afrim Krasniqi, drejtor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

“Numri i qytetarëve po vazhdon të rritet, deri tani 205 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Të gjithë janë paraqitur me simptoma të njëjta, vjellje, temperaturë, ethe. Disa janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, disa në QKUK në Prishtinë”, tha ai.

Rastet e para të helmimit të qytetarëve janë paraqitur ditën e premte.

Lidhur me rastin Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nisur inspektimet në lokalin ku dyshohet se janë ushqyer qytetarët.

AUV ka marrë vendim që të mbyllet përkohësisht lokali dhe ka asgjësuar mbi 60 kg mish. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori