LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i të punësuarve në Kosovë, në pjesën më të madhe të sektorëve

Bie numri i të punësuarve në Kosovë, në pjesën më të madhe të sektorëve

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka dalë me disa statistika të reja krahasuese për muajin korrik 2023, në raport me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar.

Në muajin gusht të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1.315 apo 2. 2 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 396 mijë e 100 ose 8. 6 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.


Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin gusht 2023, thuhet gjatë muajit gusht 2023, numri i udhëtarëve me tren ishte 5 mijë 530 ose 8. 4 për qind më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërkaq, në muajin gusht 2023, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 milion e 619 mijë e 856 ose 3,3 për më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 284 618 ose 5,7% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

ASK poashtu raporton se në muajin korrik 2023, indeksi i qarkullimit të shërbimeve kishte rritje më të madhe te këto grupe: Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë (30,33%) dhe agjencitë e udhëtimit (10,58%), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Korrik 2022).

Në muajin korrik 2023, indeksi i numrit të të punësuarve, kishte rritje te Transporti dhe Magazinimi për 0,84%, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Korrik 2022), derisa kishte rënie në të gjithë sektorët tjerë./Telegrafi/