LAJMI I FUNDIT:

Azemi: Ikja e të rinjve po vazhdon, punëtorët nga Bangladeshi po e shfrytëzojnë Kosovën si pikë tranzicioni

Azemi: Ikja e të rinjve po vazhdon, punëtorët nga Bangladeshi po e shfrytëzojnë Kosovën si pikë tranzicioni

Kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka përmendur sërish mungesën e fuqisë punëtore në vend.

Ai në një konferencë për media ka thënë se ikja e të rinjve po vazhdon dhe se Qeveria nuk po bën asgjë. Madje sipas tij, vetëm nga Bangladeshi kanë ardhur 500 punëtorë.


“Punëtorët tani po zgjedhin. Nuk është koha kur pronarët e kompanive kanë thënë se nëse dëshiron të punosh mirë, nëse jo tjetri është duke pritur te dera. Nga Qeveria e Kosovës nuk kemi asnjë lëvizje për rritjen e pagës minimale. Kosova tani për tani është një vend të cilin po e frekuentojnë punëtorët nga Bangladeshi. Deri tani rreth 500 punëtorë kanë ardhur deri tani. Këta nuk vijnë për të punuar, por Kosovën e shohin si pikë tranzicioni për ikje në perëndim”, është shprehur Azemi.

Ai tutje ka folur edhe për kushtet e punës të punëtorëve në sektorin privat.

“S’kemi kontratë kolektive, s’kemi sigurime shëndetësore. S’po shohim perspektivë në vendin tonë për të punuar. Qeveria se ka bërë punën më të vogël për parandalim e ikjes se punëtorëve. S’po kemi dialog pothuajse fare si partnerë me Qeverinë e Kosovës. Gjithçka që kërkohet nga Sindikatat Qeveria e sheh si kërkese kundërshtuese”, ka shtuar Azemi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Ekonomi
Kalo në kategori