LAJMI I FUNDIT:

Counter Strike 2 nuk do të vijë në sistemin operativ macOS

Counter Strike 2 nuk do të vijë në sistemin operativ macOS

Kompania e video-lojërave, Valve tha të hënën se nuk ka plane për ta bërë versionin e Counter Strike 2 edhe për sistemin operativ MacOS.

Loja Counter Strike 2 vjen pas titullit paraardhës jashtëzakonisht të popullarizuar Counter-Strike: Global Offensive, transmeton Telegrafi.


“Derisa avancon teknologjia, ne kemi marrë vendimin e vështirë për të ndërprerë mbështetjen për harduerë më të vjetër, duke përfshirë sistemet operative DirectX 9 dhe 32-bit. Në mënyrë të ngjashme, ne nuk do ta mbështesim më për sistemin operativ macOS. Bashkë, këto përfaqësonin më pak se një për qind të lojtarëve aktivë të CS:GO”, konfirmoi Valve vendimin.

Counter-Strike 2 do të mbështesë ekskluzivisht sistemet operative Windows dhe Linux me 64-bit.

Me t’u lansuar Counter Strike 2, erdh edhe përditësimi me 26 GB i versionit të vjetër CS:GO, duke përfshirë edhe për përdoruesit e Mac, por pas instalimit ata në macOS shpejt hasën në disa probleme, duke përfshirë mungesën e mbështetjes për sistemin e tyre operativ dhe asnjë mundësi për t’u kthyer në një version të mëparshëm të lojës. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp

Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Teknologji
Mark Zuckerberg paralajmëron se kompanitë e Inteligjencës Artificiale

Mark Zuckerberg paralajmëron se kompanitë e Inteligjencës Artificiale "po përpiqen të krijojnë Zotin"

Teknologji
Apple planifikon prodhimin e kufjeve të reja AirPods me kamera të integruara

Apple planifikon prodhimin e kufjeve të reja AirPods me kamera të integruara

Teknologji
Kush është Mira Murati dhe a vjen nga Shqipëria? - Si përgjigjet, ChatGPT në pyetjet lidhur me inxhinieren e njohur

Kush është Mira Murati dhe a vjen nga Shqipëria? - Si përgjigjet, ChatGPT në pyetjet lidhur me inxhinieren e njohur

Teknologji
Apple është duke punuar në iOS 19?

Apple është duke punuar në iOS 19?

Teknologji
Kalo në kategori