LAJMI I FUNDIT:

Përlotet kryerabini i Shqipërisë: Do lë 11 fëmijët dhe do nisem për luftë të mbroj Izraelin

Përlotet kryerabini i Shqipërisë: Do lë 11 fëmijët dhe do nisem për luftë të mbroj Izraelin

Kryerabini i Shqipërisë, Yoel Kaplan ka deklaruar se do të niset për të marrë pjesë në luftën në Izrael.

I pyetur se çfarë do të ndodhte me fëmijët e tij, 3 prej të cilëve ishin të pranishëm në studio duke pritur të atin, moment ky kur kryerabini u përlot.


“Është gjë e mirë që e sollët në vëmendje. Këtu janë 3 nga 11 fëmijët e mi. Ne na pëlqen jeta, të kemi familje të mëdha, të ndajmë dashuri, të shpërndajmë dritë. Secili prej fëmijëve të mi do të rritet që të bëhet si unë. Një qenie njerëzore që do të shpërndajë dashuri, që do të shpërndajë dritë”.

“Kam 7 djem dhe 4 vajza dhe midis tyre kam një prej djemve me nevoja të veçanta. E di që është e vështirë të shkosh dhe unë e di se çfarë mund të ndodhë, por megjithatë e dini çfarë? Unë e di që kam 11 fëmijë që të cilët synojnë të njëjtën jetë që jam duke bërë unë prandaj jam i fortë. Njësoj si unë janë të gjithë njerëzit e Izraelit”, u shpreh  Kaplan në euronewsal.

Ndryshe, ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në vitin 2020 kishte dekoruar me titullin Ambasador i Nderit të Republikës së Kosovës, Rabinin e Shqipërisë Yoel Kaplan.

Sipas Thaçit, Kaplan ka kontribuar në afrimin e Kosovës dhe shtetit të Izraelit.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori