Dodge Charger SRT Hellcat është makina më e vjedhur në Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti të ri që zbuloi se makina e muskujve amerikanë ka 60 herë më shumë gjasa të vidhet se çdo automjet tjetër në rrugë.
Të dhënat nga Instituti i të Dhënave të Humbjeve së Autostradave (HLDI) – një organizatë kërkimore jofitimprurëse amerikane – zbuluan se kishte 6,128 pretendime për vjedhje të Dodge Charger SRT Hellcat nga viti 2020 deri në fund të 2022, raporton Drive.
Sipas HLDI, për çdo të njëmitin model Charger SRT Hellcat të siguruar të viteve 2020-2022, kishte 25 pretendime për vjedhje të veturës – nga rreth 18 pretendime të vlerësuara për modelet 2019-2021, përcjell Telegrafi.
Në krahasim, modeli më i vjedhur gjatë viteve 2017-2019, Infiniti Q60, kishte dy vjedhje për 1,000 vetura të siguruara.
“Nëse keni një Hellcat nën pronësi, kontrolloni më mirë rrugën tuaj. Këto shifra janë të pabesueshme”, tha në një deklaratë për media zëvendëspresidenti i lartë i HLDI, Matt Moore, duke iu referuar shkallës alarmante të vjedhjes së modelit Charger SRT Hellcat në SHBA.
Ndërsa Charger SRT Hellcat qëndron në vendin e parë me një diferencë të madhe, vendi i dytë i përket variantit Dodge Charger HEMI i pajisur me motorin V8 të supercharger – për të cilin model u raportuan 2,197 pretendime për vjedhje gjatë të njëjtës periudhë.
Sipas raportit amerikan, veturat elektrike vidhen më rrallë, dhe organizata jofitimprurëse e kërkimit spekulon se kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të lënies së veturave elektrike në parkingje të ndriçuara mirë dhe zonave relativisht të sigurta për karikim – dhe lidhjes së vazhdueshme të tyre me WI-FI gjë që e bën më të lehtë identifikimin e tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të dalloni që bateria është e dobët: Ky veprim i thjeshtë do t'ju ndihmojë
Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan - por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër
Shkencëtarët pohojnë: Më pak naftë të vjetër në trafik - më pak raste të astmës!
“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara
Po i afrohemi hidrogjenit (më të lirë) si lëndë djegëse: Është zbuluar një metodë më racionale e prodhimit!
Opel Frontera i ri bëri "daljen e parë publike" në Stamboll të Turqisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë