LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton zyrtarisht One UI 6 me panelin Quick të ridizajnuar dhe me font të ri

Samsung prezanton zyrtarisht One UI 6 me panelin Quick të ridizajnuar dhe me font të ri

Samsung e nisi SDC23 (Samsung Developer Conference 2023) me disa njoftime kryesore. Më kryesori është One UI 6 – versioni i ri softuerit gjithëpërfshirës të Samsung.

Versioni beta i softuerit ka ekzistuar për një kohë, por Samsung tani ka paraqitur disa nga ato që duhet të presim nga versioni përfundimtar. One UI 6 do të fokusohet në përdorshmërinë e përmirësuar dhe “editimin” e mençur të fotografive dhe videove.

Ndërfaqja sjell një panel të rinovuar të shpejtë dhe ndërfaqe aplikacionesh, si dhe një tipografi të re – One UI Sans, bënë të ditur GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Galeria do të analizojë fotot duke përdorur veçoritë e AI si Photo Remaster dhe Object Eraser dhe do të sugjerojë opsione për të përmirësuar imazhet. Samsung foli gjithashtu për një “editor” të ri të videove me shumë shtresa – Samsung Studio, me opsione për të shtuar tekst, “sticker-a” dhe muzikë në një video.

Samsung foli gjithashtu për një fokus të ri në Tizen, duke pretenduar se po do ta ripërdorë sistemin operativ me burim të hapur të bazuar në Linux. Tizen do të funksionojë në pajisje të reja shtëpiake me ekran më të madh – furra dhe lavatriçe. Samsung njoftoi një Tizen SDK me motor grafike të kombinuar 2D dhe 3D.

Samsung Health do të zgjerohet në një ekosistem shëndetësor dixhital. Samsung do të hapë aksesin në sensorin BioActive në orët inteligjente Galaxy për zhvilluesit e palëve të treta përmes Samsung Privileged Health SDK. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Përdoruesit e Facebook Messenger do ta pëlqejnë funksionin e ri, dhe ja pse

Përdoruesit e Facebook Messenger do ta pëlqejnë funksionin e ri, dhe ja pse

Teknologji
Franca synon majat e inteligjencës artificiale

Franca synon majat e inteligjencës artificiale

Teknologji
Haxhi 2024: Arabia Saudite kryen testin e parë për

Haxhi 2024: Arabia Saudite kryen testin e parë për "taksi ajrore pa pilot" për t'u shërbyer pelegrinëve

Teknologji
Tim Cook i tha Muskut se nuk e kishte menduar kurrë ta fshinte Twitter-in nga App Store

Tim Cook i tha Muskut se nuk e kishte menduar kurrë ta fshinte Twitter-in nga App Store

Në kryeqytetin e Lituanisë është ndërtuar një “portë virtuale”, përmes së cilës bëhet lidhja në kohë reale me njerëz në qytetet tjera

Në kryeqytetin e Lituanisë është ndërtuar një “portë virtuale”, përmes së cilës bëhet lidhja në kohë reale me njerëz në qytetet tjera

Nëse keni ndonjë nga këto 7 aplikacione, duhet ta fshini atë

Nëse keni ndonjë nga këto 7 aplikacione, duhet ta fshini atë

Kalo në kategori