Çmimet e pasurive të paluajtshme në Shqipëri duket se e kanë frenuar rritjen në gjysmë pare vitit 2023.
Sipas indeksit Fischer të Bankës së Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës është rritur me 11.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe mbetet thuajse i njëjtë në krahasim me një vit më parë.
Një ecuri e ngjashme është vërejtur edhe për kryeqytetin. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë regjistroi një ngritje prej 13.3% ndaj periudhës paraardhëse duke mbetur edhe ai në nivelin e një viti më parë.
Megjithatë, është rritur pesha e transaksioneve ku çmimi i blerjes së pronës për shitjet e kryera ishte i njëjtë me çmimin e kërkuar nga shitësi.
Edhe çmimet e qirasë sipas agjentëve kanë shënuar rritje gjatë periudhës. Kërkesa e përgjithshme për marrje me qira raportohet më e lartë nga kërkesa gjatë gjashtëmujorit të mëparshëm.
Informacioni mbi kërkesën dhe çmimet e qirasë vjen kryesisht nga agjentët që kryejnë aktivitet në zonën e kryeqytetit. Vlerësimet e subjekteve për gjendjen e tregut dhe çmimet në tregun e banesave mbeten përgjithësisht pozitive për afatin e shkurtër dhe afatin më të gjatë.
Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme. Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së të gjithë popullatës.
Vlerësimi i përgjithshëm i agjentëve për situatën e përgjithshme të tregut u raportua si më pozitiv në krahasim me periudhën e kaluar. Në përgjigje të pyetjes “Si e vlerësoni situatën e tregut në krahasim me periudhën (gjashtëmujorin) e mëparshme?”, balanca neto e përgjigjeve ishte pozitive 14%, me përgjigje veçanërisht optimiste për zonën e qyteteve bregdetare. Vlera e balancës për këtë pyetje është dukshëm më pozitive sesa mesatarja afatgjatë.
I njëjti tregues i vlerësuar vetëm për subjektet që kanë raportuar shitje rezultoi ndjeshëm më pozitiv gjatë periudhës, me një balancë neto rreth 23%.
Numri i banesave të reja të regjistruara nga agjentët ka qëndruar thuajse i pandryshuar në krahasim me periudhën paraardhëse. Balanca neto e atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre, ishte rreth -0.6%, ose shumë pranë nivelit neutral. Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.
Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi u rrit në 10.6 muaj nga 9.9 muaj gjashtë muaj më parë, duke u rikthyer në vlerën e një viti më parë. Të tria zonat paraqesin mesatare shumë të ngjashme kohëzgjatjeje për shitje, 10.5-10.9 muaj. Në rastin e Tiranës nuk shfaqen ndryshime të mëdha, ndërsa për qytetet bregdetare dhe zonat e tjera kohëzgjatja e shitjes ishte më e lartë sesa në gjashtëmujorin e kaluar.
Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, ashtu si periudhën e kaluar, rreth 40% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 85% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të viti 2023, rreth 14% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 2/3 rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së. Gjatë periudhave të fundit vërehet një rënie e peshës së blerësve jorezidentë, të cilët gjatë vitit 2020 zunë rreth 1/3 e shitjeve të realizuara nga agjentët.
Pritjet për të ardhmen paraqiten pozitive pavarësisht pasigurive te ndryshme. Agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më afatgjatë (deri në dy vjet). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova