Në kuadër të tematikës “Personalitete të shquara”, Filatelia e Postës së Kosovës emetoi sot dy pulla postare me imazhet e ndritura të personaliteteve të shquara të letërsisë dhe kulturës shqiptare: Ernest Koliqi dhe Ali Podrimja.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga Posta e Kosovës.
“Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj për mbi dy dekada po vazhdon të nderon dhe promovon në gjithë botën me pulla postare personalitete të shquara kombëtare dhe miq ndërkombëtar, që kanë lënë gjurmë të pashlyera në shërbim të atdheut tonë, në shumë fusha të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Ernest Koliqi u lind më 20 maj 1903, në Shkodër. Ishte poet, mësues, eseist, përkthyes, gazetar dhe dramaturg. Ai dha kontribut të çmuar në krijimtarinë letrare shqiptare dhe në përkthime të veprave nga letërsinë botërore. Për arsimin kosovar, Dr. Koliqi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në vitet 1939/41, kur si ministër i arsimit të Shqipërisë dërgoi një kuadro arsimor prej 200 mësimdhënësve, të cilët hapën qindra shkolla shqipe në trojet shqiptare në ish Jugosllavi. Veprimtaria dhe angazhimi i tij ishin të pandalshme, derisa u nda nga jeta më 17 janar 1975.
Ali Podrimja u lind më 28 gusht 1942, në Gjakovë. Ishte shkrimtar dhe autor i dhjetëra vëllimeve me poezi të vlerësuara ndërkombëtarisht. Si mjeshtër i rrallë i përdorimit të simbolikës dhe metaforës, arriti që te lexuesi t’i bartë edhe ndjenjat më komplekse dhe imazhet e pasura, prandaj me plot të drejtë cilësohet si përfaqësues më tipik i poezisë së sotme shqiptare. Krahas kontributit në letërsi dhe kulturë, Podrimja shquhej edhe për angazhimin e tij shoqëror e politik, andaj vlerësohej në të gjitha trojet shqiptare. Ai kështu vazhdoi deri në frymën e fundit të jetës së tij, më 21 korrik 2012. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251