Kryetari i Partisë Qendra e Serbisë (Srce), Zdravko Ponosh, vlerëson se Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, është liruar shpejt nga paraburgimi, edhe pse dyshohet për tregti të paligjshme të armëve dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, pasi ka arritur marrëveshje me autoritetet në Serbi.
“Jam i bindur se marrja e përgjegjësisë së plotë nga Radoiçiq për ngjarjen në Banjskë dhe paraqitja e tij në polici është rezultat i marrëveshjes së arritur mes tij dhe qeverisë së Serbisë. Besoj se lirimi i tij është gjithashtu pjesë e kësaj marrëveshjeje. Nuk është e papritur”, thotë Ponosh për “Danas”.
Ai, tha për “Danas”, se varet nga disa gjëra se si do të zhvillohen gjërat me Radoiçiqin “dhe ku do ta mbajë furçën e dhëmbëve” dhe një pjesë e madhe varet nga ajo se kush do të jetë më i suksesshëm në negociatat me Vuçiqin dhe në presionin ndaj Vuçiq-Radoiçiq apo “lojtarët e jashtëm”.
“Konkretisht, kujt i detyrohet Vuçiq më shumë, kujt i frikësohet më shumë, kujt i ka premtuar më shumë, kush ka një kapacitet më të madh shantazhues ndaj tij? Vuçiq e di se çfarë po bën me Radoiçiqin. Ai e di çfarë di Radoiçiq. Pasigurinë më të madhe e ka me akterët e jashtëm. Ai nuk e di se sa dinë ata. Do të ishte mençuri të nisej nga supozimi se ata dinë shumë. Ai është gjithashtu i shqetësuar se kush do ta mbajë fjalën. Historia e kohëve të fundit është plot me mesazhe shqetësuese”, thotë Ponosh, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, pas gjithë përvojave që kemi kaluar, ne e dimë se si do të përfundojë kjo.
“Ne nuk e dimë saktësisht se sa do të zgjasë dhe çfarë çmimi do të duhet të paguajmë. Serbët në Kosovë tashmë kanë paguar një çmim të madh. Ata janë viktimizuar nga ky regjim. Në të njëjtën mënyrë si u sakrifikuan serbët në Krainë nga i njëjti regjim në mishërimin e tij të mëparshëm. Duke qenë se ne i dimë të gjitha këto, nuk duhet të shikojmë vetëm qiellin dhe të presim përfundimin për të filluar zëvendësimin e tjegullave të çatisë”, thotë Ponosh.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka njoftuar se do të apelojë vendimin e gjykatës për të mos e mbajtur në paraburgim Milan Radoiçiqin, i cili akuzohet për shumë krime në lidhje me konfliktin e sulmin e të 24 shtatorit në Banjskë, në veri të Kosovës.
Gjykata e Lartë në Beograd njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se hodhi poshtë propozimin e Prokurorisë së Lartë për ta mbajtur në paraburgim Radoiçiqin duke ia ndaluar të largohet nga Serbia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Kalane-e-Vucakut-380x233.jpg)
Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/dialoguKurtiBorrelLajcak-380x233.jpg)
"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it
![Kush është Sara Gezdari, shqiptarja e parë kandidate për t’u bërë deputete e Parlamentit britanik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/5644644-380x233.jpg)
Kush është Sara Gezdari, shqiptarja e parë kandidate për t’u bërë deputete e Parlamentit britanik
![Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/315111111111115-380x233.jpg)
Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori
![“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/2024-06-20-10_09_25-Window-380x233.png)
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali
![Tragjedi në Zvicër, 11-vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/231251151-380x233.jpg)
Tragjedi në Zvicër, 11-vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_14-12-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?
![Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/jude-beli-380x233.png)
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë
![Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-162-380x233.jpg)
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale
![Veprim i shëmtuar i Declan Rice ndaj trajnerit Calzona - anglezi e shau rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/declan-rice-380x233.png)
Veprim i shëmtuar i Declan Rice ndaj trajnerit Calzona - anglezi e shau rëndë
![Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_4-33-380x233.png)
Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp
![Vihet re një detaj qesharak në atletet e personalizuara të Antonio Rudiger për Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rudiger-380x233.png)
Vihet re një detaj qesharak në atletet e personalizuara të Antonio Rudiger për Euro 2024