LAJMI I FUNDIT:

Ylli i “Queen’s Gambit” Anya Taylor-Joy martohet me muzikantin Malcolm McRae

Ylli i “Queen’s Gambit” Anya Taylor-Joy martohet me muzikantin Malcolm McRae

Ylli i “Queen’s Gambit”, Anya Taylor-Joy u martua me muzikantin Malcolm McRae në një ceremoni luksoze të mbajtur në Venecia këtë fundjavë, me një mori të ftuarish të famshëm të pranishëm në ditën mahnitëse.

Aktorja e Netflixit, 27-vjeçare, e cila gjithashtu ka luajtur në dramat “Peaky Blinders” dhe “Last Night In Soho”, u martua para pak më shumë se 150 të ftuarve, përfshirë Cara Delevingne dhe Julia Garner në ceremoni, ndërsa kishte veshur një fustan ngjyrë bezhë, shkruan DailyMail.


Në fillim të ditës, bukuroshja bionde u pa në ballkon në para përgatitjes, teksa kishte veshur një mantel të bardhë mëndafshi dhe pinte kafe duke u grimuar, përpara transformimit të saj si mjellmë.

Veshja e saj jokonvencionale përbëhej nga një formë princeshe në një nuancë bezhë me qëndisje dhe zbukurime, duke përfshirë imazhe të zogjve dhe luleve përgjatë bustëve, ndërsa ajo mbante një vello të bardhë të ndritshme.

Çifti, të cilët janë në lidhje që nga maji i vitit 2021 udhëzuan firmën “The Wedding Boutique Italy” të organizonte dasmën e tyre që dukej sensacionale.

Anya ka folur rrallë për marrëdhënien e saj me Malcolmin, që kur ata filluan të takoheshin, pasi u panë së bashku në New York.

Ata kanë arritur të mbajnë një marrëdhënie të shëndetshme pavarësisht se jetojnë në anët e kundërta të Atlantikut, me Anya me bazë kryesisht në Londër, ndërsa Malcolmi, i cili gjithashtu aktron, por edhe muzikant në një grup, jeton në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Magazina
Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori