LAJMI I FUNDIT:

Jodie Turner-Smith bën kërkesë për divorc nga Joshua Jackson pas katër vitesh martesë

Jodie Turner-Smith bën kërkesë për divorc nga Joshua Jackson pas katër vitesh martesë

Jodie Turner-Smith bëri kërkesë për divorc nga Joshua Jackson të hënën (2 tetor) pas gati katër vitesh martesë, raporton TMZ.

Aktorja e “Queen & Slim” përmendi dalliet e papajtueshme si shkak të ndarjes dhe kërkon kujdestarinë e përbashkët të vajzës së tyre 3-vjeçare, Janie.


Turner-Smith, 37 vjeç, kërkoi që të hiqej opsioni i mbështetjes bashkëshortore dhe vuri në dukje se ajo dhe ylli i “Mighty Ducks” kanë një marrëveshje paramartesore.

Foto: TheImageDirect.com

Ajo renditi datën e ndarjes si 13 shtator 2023. Ylli i “White Noise” u takua me aktorin e “Dawson’s Creek” në festën e ditëlindjes së tij në 2018 dhe u fejua fshehurazi më pak se një vit më vonë.

Dyshja u martuan, në një ceremoni private në dhjetor 2019, pasi u panë duke marrë një licencë martese në Los Angeles në gusht.

Jackson, 45 vjeç dhe Turner-Smith mirëpritën vajzën e tyre nëpërmjet një lindjeje në shtëpi në prill 2020.

Foto: Getty Images

Edhe pse dyshja e mbajtën lidhjen e tyre kryesisht larg vëmendjes, ata herë pas here u dhuruan fansave disa histori nga marrëdhënia e tyre.

Turner-Smith zbuloi vitin e kaluar se kur ajo dhe ylli i shfaqjes televizive “Fatal Attraction” u takuan për herë të parë, ata qëndruan bashkë natë e parë.

Muaj më vonë, Jackson pranoi se tashmë ish-gruaja e tij i propozoi në të vërtetë.

“Ishim në Nikaragua. Ishte shumë e bukur, tepër romantike. Ne po ecnim në plazh dhe ajo më kërkoi të martohesha me të”, tha Jackson në “The Tonight Show”.

Foto: Getty Images

“Por ajo ishte mjaft e vendosur dhe kishte të drejtë”, shtoi ai ndërsa shikonte unazën e tij.

“Kjo është zgjedhja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, kishte pranuar aktori.

Dyshja vazhdoi të shpërndante foto nudo të njëri-tjetrit në rrjetet saociale, por duket se kimia nuk ishte e mjaftueshme për t’i mbajtur ata së bashku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Magazina
Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Magazina
Kalo në kategori