LAJMI I FUNDIT:

Peleshi: Dy avionë Canadair po punojnë për shuarjen e flakëve në Darëzezë të Fierit

Peleshi: Dy avionë Canadair po punojnë për shuarjen e flakëve në Darëzezë të Fierit

Dy avionë Canadair CL-415 po punojnë për shuarjen e flakëve në vatrën e zjarrit në Darëzezë të Fierit.

Lajmin e bëri të ditur, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ndau foto nga operacioni për shuarjen e zjarrit.


“Presim që shumë shpejt, bashkë me punën nga terreni të 20 efektivëve të MZSH Fier, 40 forcave të FA dhe mjeteve të përfshira në këtë aksion, vatra të izolohet tërësisht”, u shpreh më tej Peleshi.

Ditën e djeshme, Greqia, në kuadër të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile iu përgjigj menjëherë kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrat e zjarrit në Pishë Poro dhe Darëzezë në Fier.

Flakët në pyllin e Darëzezës u përhapën të favorizuar edhe nga era e fortë. Në terren u angazhuan me dhjetëra forca për shuarjen e zjarrit.