Të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, policia interviston 42 vjeçarin dhe konfiskon armën
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka të dielën ka konfiskuar një armë zjarri në Mitrovicë.
Siç bëhet e ditur në njoftim, një person ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar, transmeton Telegrafi.
“Në orët e mbrëmjes se datës 1 tetor 2023, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri. Me t’ pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar në në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e llojit Pistoletë me tetë (fishek)”, njofton Policia.
Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarit është intervistuar K.A., 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armës dhe përdorim i armës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251