Arsyeja e çuditshme pse duhet të vendosni letër alumini pas ruterit të internetit
Sinjali i wirless-it do të shtohet. Por si ndodh kjo gjë?
Imagjinoni një mbrëmje të rehatshme në shtëpi, ku ju keni vendosur që të shihni një film që ju pëlqen shumë. Keni para syve një tavolinë të mbushur plot me ushqime të shijshme dhe pije, ndërkohë që bëheni gati për t’u rehatuar në divan. Ka vetëm një problem: valët e Wi-Fi duket të ngadalta.
Të telefononi shërbimin e klientit është vetëm njëra anë e medaljes, për ndonjëherë zgjidhja mund të gjendet në sirtarët e kuzhinës suaj: letra e aluminit që përdorni për gatime të ndryshme.
Po, po e lexuat mirë! Duket se për ata persona që e kanë zbuluar këtë truk, nëse ju vendosni pak letër alumini pas pajisjes së interneti, sinjali i wirless-it do të shtohet, shkruan Reader’s Digest.
Por si ndodh kjo gjë?
Mënyra se si funksionon ky truk është i thjeshtë. Ju duhet të bëni një topth me letër alumini dhe ta vendosni pas pajisjes së internetit, që çon valët e wirless-it tek telefonat, kompjuteri dhe pajisjet e tjera elektronike.
Duke e vendosur letrën e aluminit, kjo bën të mundur shpërndarjen dhe bërjen më efektive të sinjaleve të Wi-Fi, por kryesorja: ana me shkëlqim e fletës së aluminit do të pasqyrojë rrezet që vijnë nga antena dhe do t’i drejtojë ato në vendin e caktuar.
A ka ndonjë përfitim tjetër nga përdorimi i letrës së aluminit me ruterin tuaj?
Forcimi i shpejtësisë tuaj Wi-Fi nuk është përfitimi i vetëm i këtij truku të dobishëm – ai gjithashtu mund të rrisë sigurinë tuaj në internet, sipas studiuesve të Dartmouth. Duke kufizuar shtrirjen e rrezeve të Wi-Fi tuaj në zonat ku e përdorni në të vërtetë, mund të zvogëloni rrezikun që hakerët të kenë akses në sinjal dhe të përpiqen të vjedhin të dhënat tuaja.
“Ky izolim fizik i sinjaleve me valë shërben si një metodë plotësuese për masat ekzistuese të sigurisë së rrjetit, siç është enkriptimi, dhe kështu rrit pengesën për sulmuesit,” shkruajnë studiuesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale
Pitbulli, stafordi dhe rotvajleri pa të drejtë akuzohen: Këto janë tri racat më të rrezikshme të qenve!
Një natë në këtë hotel kushton 19 mijë euro. Këtu flini, hani dhe pini me kafshët e detit
Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake
Çfarë duhet të dini për femrën bricjap?
Kjo bimë forcon martesën dhe sjell lumturi: Ka aromë më të mirë se jasemini
Kuptimi i numrit dhe i ngjyrës së trëndafilit
Tri këshilla për të rritur më shpejt një mjekër të trashë dhe seksi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë