Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha të premten se “pyetjeve shumë të vështira” do të duhet të përgjigjen përpara se Bashkimi Evropian të mund të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën.
Vendet e BE-së do të vendosin në dhjetor nëse do të lejojnë Ukrainën të fillojë negociatat e pranimit, të cilat do të kërkonin mbështetjen unanime të 27 anëtarëve. Diplomatët kanë thënë se Hungaria mund të jetë një pengesë.
“Ne nuk mund ta shmangim pyetjen – kur gjatë vjeshtës do të kemi negociata në Bruksel për të ardhmen e Ukrainës – nëse mund të shqyrtojmë seriozisht anëtarësimin e një vendi, për të filluar bisedimet e pranimit me një vend që është në luftë”, tha Orban, raporton reuters.
“Ne nuk e dimë se sa i madh është territori i këtij vendi, pasi lufta është ende në vazhdim, nuk e dimë se sa e madhe është popullsia teksa njerëzit po ikin… për të pranuar një vend në BE, pa ditur parametrat e tij, kjo do të ishte e paprecedentë”, pohoi kreu i qeverisë hungareze.
“Kështu që unë mendoj se ne duhet t’u përgjigjemi pyetjeve shumë të gjata dhe të vështira derisa të arrijmë të vendosim në të vërtetë për fillimin e bisedimeve të pranimit”, tha ai.
Duke komentuar deklaratën e Orbanit, ministria e jashtme e Ukrainës tha se ishte pozitive “që kryeministri hungarez është i shqetësuar për pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian”.
Kujtojmë sse Orban ka lidhje më të ngrohta me Moskën se sa shumë vende tjera të BE-së dhe ka kundërshtuar vazhdimisht Kievin, duke përfshirë të drejtën e hungarezëve etnikë për të mësuar në gjuhën e tyre amtare pasi Ukraina miratoi një ligj të vitit 2017 që kufizon përdorimin e gjuhëve të pakicave në shkolla.
Orban i tha parlamentit të hënën se Hungaria nuk do të mbështesë Ukrainën për asnjë çështje në rrafshin ndërkombëtar derisa të rikthehen të drejtat gjuhësore të hungarezëve etnikë atje.
Hungaria është anëtare e NATO-s dhe kundërshton pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Hungaria ka refuzuar të dërgojë armë në Ukrainë, por ka mirëpritur refugjatët ukrainas që ikin nga lufta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?
Bëhet publike përmbajtja e letrës që Biden i la Trumpit në zyrë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova