Kërkesa për pjesëmarrje në Iniciativën e Investimeve të Ardhshme (FII), një konferencë biznesi në Lindjen e Mesme e njohur si “Davosi në shkretëtirë”, është aq e madhe sa nga të interesuarit po kërkohet të paguajnë paguajnë 15,000 dollarë për të marrë pjesë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje që pritet të mbahet në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad nga 24 deri më 26 tetor.
Atje, qindra folës janë planifikuar të ofrojnë prezantime që synojnë të ndihmojnë delegatët të zhvillojnë “strategji të reja për të kuptuar sfidat dhe mundësitë më të mëdha të epokës së re”, sipas FII.
Ngjarja vjetore është konferenca më e madhe e investimeve dhe e biznesit në Lindjen e Mesme dhe është krahasuar me Davosin – vendpushimin zviceran të skive që pret Forumin Ekonomik Botëror çdo janar.
Ajo çfarë bie në sy është një ndryshim i dukshëm nga vetëm pesë vjet më parë, kur shumë drejtues perëndimorë e shmangën ngjarjen pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Dhe ndërsa pretendimet për abuzime të të drejtave të njeriut në rajon vazhdojnë, interesi për konferencën sugjeron se shumë janë të përgatitur t’i anashkalojnë ato, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Përveçse është një forum diskutimi, ngjarja është gjithashtu një përshpejtues për mundësitë e investimeve saudite.
Në konferencën e vitit të kaluar, u nënshkruan më shumë se 28 marrëveshje investimesh me vlerë mbi 9 miliardë dollarë, sipas Këshillit të Biznesit SHBA-Saudi.
Ngjarja nxit gjithashtu planet ambicioze të Arabisë Saudite për të diversifikuar ekonominë e saj dhe për të forcuar vendin në përputhje me “Vizionin 2030” të Princit të Kurorës Mohammed bin Salman.
Strategjia e tij ka bërë që mbretëria të investojë miliarda në sport, argëtim dhe teknologji.
Ndërsa FII nuk tërheq ende të njëjtën vëmendje të samitit të Davos, kërkesa për ngjarjen e këtij viti nënvizon interesin global në rritje për Arabinë Saudite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit