Kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov tha sonte se është duke u përgatitur ligj i ri për amnisti për të siguruar vota për amendamentet kushtetuese.
“Është përgatitur nga LSDM dhe BDI. Përfshihen ekspertë, prokurorë, avokatë… Është bërë një pasqyrë e veprave penale për të cilat janë gjykuar ish-bartësit e funksioneve publike, janë përfshirë të gjitha veprat që kanë të bëjnë me të dënuarit më 27 prill 2017, dhe ndoshta ka edhe vepra që përfshijnë disa nga bartësit aktualë të funksioneve publike për të cilat ka një procedurë që është duke u zhvilluar”, tha Trajanov në emisionin “Samo Vistina”.
Sipas Trajanov, me këtë ligj do të përfshihen të gjitha rastet e hapura nga Prokuroria Speciale Publike, të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit, si dhe disa nga zyrtarët e pushtetit aktual ndaj të cilëve janë duke u zhvilluar procedura penale.
Nga LSDM e mohuan se po përgatitej një ligj i tillë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251