Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit, të premten, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën është prezantuar raporti me titull “Kompensimi i viktimave të dhunës në familje”.
Ky raporti është rezultat i analizës analitike që IKD i ka bërë aktgjykimeve të Gjykatave Themelore të Kosovës për periudhën 2020-2022.
Hulumtuesi i IKD-së Flamur Kabashi gjatë prezantimit të raportit tha se rastet e kompensimit të viktimave të dhunës në familje nuk po vendoset në procedurë penale, por palët po udhëzohen në konteste civile.
Ai theksoi se në të gjitha 50 aktgjykimet e analizuara për rastet e dhunës në familjes, pavarësisht paraqitjes së kërkesës për kompensim, gjykata kanë udhëzuar në kontest civil.
“Pavarësisht faktit se viktimat kanë paraqitur kërkesë për kompensim të dëmit të shkaktuar nga vepra penale në 24 raste, IKD ka gjetur se në asnjë prej rasteve gjykatat nuk kanë vendosur në procedurë penale. Prej nga rrjedhë se, gjykatat kanë udhëzuar në kontest civil në të gjitha rastet e ekzistimit të kërkesës pasurore juridike. Sipas analizës së aktgjykimeve është identifikuar se në 31 raste, gjykatat kanë udhëzuar palën/viktimën në kontest civil”, tha Kabashi, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, Kabashi flet dhe për mungesën e përfaqësimit të viktimave të krimit në procedurën penale.
“Ajo çfarë tërheq vëmendjen është mungesa e përfaqësimit të viktimave në procedurë. Përkundër këtyre përcaktimeve, IKD ka gjetur se nga 50 raste të analizuara, viktimat kanë pasur përfaqësim në vetëm 22 raste, në 15 prej tyre nga mbrojtësi i viktimave, derisa në shtatë (7) raste të tjera, kanë qenë të përfaqësuara nga avokatët, që kanë angazhuar. Shprehur në përqindje, i bie se viktimat kanë pasur përfaqësues në vetëm në 38% të rasteve, duke rezultuar në mos përfaqësim profesional për viktimën në 62% të rasteve tjera”, tha ai.
Ndërsa, hulumtuesja e IKD-së, Shqiponja Gashi theksoi problemet e shumta që paraqiten nga mos vendosja në procedurë penale. Sipas saj mos vendosja në procedurë penale mbi kërkesën e viktimës për kompensim dëmton mbështetjen e sistemit të drejtësisë penale nga viktimat potenciale.
Tutje, Gashi tha se kohëzgjatja për zgjidhjen e një lënde në procedurë civile është tejet e gjatë. Nga llogaritjet e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës është gjetur se një lëndë civile të marr epilog duhet të kalojë afërsisht 5.5 vite.
“Zhvillimi i një procedure penale dhe një civile njëkohësisht, për rastin e njëjtë shkakton rëndesë tjetër në sistemin e drejtësisë. Kjo pasi që, për çështjen e njëjtë që do të mund të përfundohej në procedurë penale do të zhvillohet procedurë civile, dhe duke marrë gjithnjë në konsideratë kohëzgjatjen e lëndëve civile, në mënyrë të paevitueshme do të reflektohej ndikimi në gjykimin në kohë të arsyeshëm”, shtoi Gashi.
Gashi shtoi po ashtu se Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit për periudhën janar-shtator 2023, nga 28 kërkesa për kompensim të viktimave të dhunës në familje ka aprovuar 23 prej tyre duke ofruar në total 45,095 euro, apo në mesatare i bie 1,960 euro për person.
Dhe krejt në fund Gashi ofroi 4 rekomandime për Gjykatat gjatë trajtimit të këtyre lëndëve.
1.Gjykatat të vendosin lidhur me propozimin për realizimin e kërkesës pasurore juridike në procedurë penale;
2. Institucionet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të sigurohet përfaqësimi profesional për viktimat e dhunës në familje tutje;
3. Zyra për mbrojtjen ndihmë të viktimave dhe mbrojtësit e angazhuar të përmbushin kompetencat në mënyrë të plotë dhe të paraqesin kërkesë pasurore juridike në emër të viktimës në procedurë penale si dhe arsyetimet e gjykatave lidhur me rastet e dhunës në familje t’i referohen Konventës së Stambollit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFestuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë
Hovenier: Kosova urgjentisht të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, "Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?" - Osmani kujton fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij
Si e ndryshoi brenda muajit mendimin e vet gjykatësi Kuçi për Sekiraqën?
Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës