LAJMI I FUNDIT:

Regjistroi një shtetas turk si shtetas të Kosovës me dokumente false, ndalohet për 48 orë ish-zyrtari i Gjendjes Civile në Ferizaj

Regjistroi një shtetas turk si shtetas të Kosovës me dokumente false, ndalohet për 48 orë ish-zyrtari i Gjendjes Civile në Ferizaj
Foto: Arkiv

Ish-zyrtari i Gjendjes Civile në komunën e Ferizajt është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Ferizajt në një njoftim për media.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me inicialet B.Xh., – ish zyrtar i Gjendjes Civile në komunën e Ferizajt, në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.


Prokuroria shton se sipas informatave të para, dyshohet se i njëjti duke keqpërdorur detyrën zyrtare, ka regjistruar një shtetas të Republikës së Turqisë në librat e gjendjes Civile me dokument të falsifikuar si shtetas të Republikës së Kosovës me vendbanim në Ferizaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori