“Fashistë, prostituta të lira bullgare”: Fyerjet ndaj bullgarëve të Maqedonisë futen në raportin e Komisionit Evropian
Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (KERI) ka publikuar raportin e tij të gjashtë të ciklit të monitorimit për Maqedoninë, i cili vlerëson zhvillimet në përpjekjet e vendit për të luftuar diskriminimin dhe promovimin e barazisë.
Në raport thuhet se bullgarët maqedonas ankohen për fjalimin antibullgar në Maqedoni. Si stereotip tipik përmendën etiketimin e të gjithë bullgarëve si “fashistë”, por edhe paraqitjen e femrave bullgare si “prostituta të lira”.
KERI është i shqetësuar për sulmet kundër mbi njerëzit që ndihen si bullgarë dhe disa sulme ndaj klubeve kulturore bullgare u përfshinë gjithashtu në raport.
Raporti thekson gjithashtu se:
Disa sulme ndaj njerëzve që vetë-identifikohen si bullgarë dhe ndaj qendrave kulturore bullgare kanë shkaktuar shqetësim, si dhe masa e autoriteteve për të çregjistruar/shpërbërë disa shoqata kulturore ekzistuese bullgare.
Sistemi shkollor i vendit mbetet kryesisht i ndarë sipas linjave gjuhësore (maqedonase dhe shqipe), si rezultat i së cilës redukton ndërveprimet ndërmjet gjuhëve dhe grupeve të ndryshme etnike.
Një nga zhvillimet e rëndësishme të theksuara në raport, i cili mbulon periudhën që nga raporti i mëparshëm në vitin 2016, është krijimi i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Diskriminimit (KPMD), një organ i ri i barazisë.
Në fushën e arsimit gjithëpërfshirës, iniciativat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë mbështetur multikulturalizmin, integrimin ndëretnik dhe tolerancën në shkolla, me grante të dhëna për shumë institucione. Raporti tregon gjithashtu përfshirjen e “integrimit multikulturor” si një tregues për vlerësimin e shkollave.
Ndërsa raporti vë në dukje pozitivisht iniciativat në kuadër të strategjisë kombëtare për romët për të përmirësuar përfshirjen e romëve, sfidat mbeten në strehim, arsim, punësim dhe shëndetësi, si dhe miratimin e një Strategjie të re për Përfshirjen e Romëve (2022-2030). Megjithëse është bërë përparim në përfshirjen e romëve, margjinalizimi social, pabarazitë arsimore, papunësia e lartë dhe pabarazitë shëndetësore vazhdojnë të prekin shumë anëtarë të komunitetit rom. Dokumentet e identifikimit me numra të veçantë identifikimi personal për romët nuk njihen nga sistemet e TI-së të shërbimeve publike, gjë që krijon sfida në aksesin e shërbimeve bazë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje