Muja i reagon opozitës: Gjatë vitit 2023 pati rritje në qarkullim tek bizneset dhe dyfshim i tatimit në fitim
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka publikuar shifra të qarkullimit të bizneseve për 7 muaj të vitit 2023.
Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, Muja ka publikuar edhe një grafikon, teksa ka shpjeguar se ka pasur qarkullim mbi 11 miliardë euro.
Ai po ashtu ka thënë se për muajt janar-korrik, këto biznese kanë paguar mbi 140 milionë euro tatim në fitim.
Kjo sipas Mujës është dyfushuar krahasuar me muajt e njëjtë të viti 2019 dhe 2020.
“Qarkullimi i bizneseve – për 7 muajt e parë të vitit 2023 bizneset në Kosovë kanë raportuar qarkullim në vlerë 11.2 miliardë euro, dyfishi në krahasim me 2020. Bizneset ndërmjet janar-korrik 2023 kanë paguar 140.1 milionë euro tatim në fitim, dyfishi krahasuar me 2019. Qarkullimi i dyfishuar reflekton rritjen e transaksioneve në një ekonomi në rritje por edhe formalizim të aktivitetit të tyre”, shkroi Muja.
Ky reagim vije pasi dy partitë më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK, hodhën kritika ndaj Qeverisë.
Sipas tyre, Prodhimi i Brendshëm së Kosovës ka shënuar rritje reale për 2.02 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti.
Sipas tyre, kjo rritje e ulët ekonomike po e degradon çdo ditë e më tepër standardin e jetës së qytetarëve në vend.
Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Arben Mustafa ka thënë se kjo është norma më e ulët e rritjes ekonomike në dhjetë vitet e fundit.
“Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se norma reale e rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2023 ishte vetëm 2.02 për qind – norma më e ulët e rritjes në dhjetë vitet e fundit”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025