LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti u mori jetën të 32 nxënësve, mësuesja qan në klasën bosh në Marok

Tërmeti u mori jetën të 32 nxënësve, mësuesja qan në klasën bosh në Marok

Mendimet e një mësueseje marokene shkuan menjëherë te nxënësit e saj pas tërmetit 6.8 ballësh që goditi një javë më parë Marokun.

Nesreen Abu ElFadel ishte në Marrakesh – por Adaseel, fshati malor që ishte shtëpia e shkollës dhe nxënësve të saj, ishte më afër epiqendrës.

Mësuesja e gjuhës arabe dhe frënge u kthye në Adaseel ku shkoi të kërkonte fëmijët.


Ajo zbuloi se të 32-të – nga 6 deri në 12 vjeç – kishin vdekur.

“Shkova në fshat dhe fillova të pyesja për fëmijët e mi: “Ku është Somaya? Ku është Youssef? Ku është kjo vajzë? Ku është ai djalë?”. Përgjigja erdhi disa orë më vonë, “ata kanë vdekur të gjithë”.

“Imagjinova momentin e leximit të 32 emrave të nxënësve për të verifikuar prezencën e tyre; ata tani kanë vdekur të gjithë”, tha ajo duke vajtuar për bbc.

Ata ishin në mesin e pothuajse 3,000 njerëzve të vrarë nga tërmeti më i fortë i regjistruar ndonjëherë në Marok, i cili goditi mbrëmjen e 8 shtatorit.

Zonat më të goditura ishin ato në jug të Marrakeshit, ku shumë fshatra malorë u shkatërruan plotësisht. Adaseel ishte një nga ato vende.

Mësuesja e gjuhës i përshkroi nxënësit e saj si “engjëj” dhe fëmijë të respektueshëm që ishin të etur për të mësuar. Pavarësisht se po luftonin me varfërinë dhe një krizë dërrmuese të kostos së jetesës, fëmijët dhe familjet e tyre menduan se shkollimi i tyre si “gjëja më e rëndësishme në botë”.

Pavarësisht zërit të saj të qetë, ElFadel po vuan nga traumat. Ajo ende nuk mund të përpunojë atë që ndodhi me nxënësit dhe shkollën e saj.

“Unë nuk fle, jam ende në shok. Njerëzit më konsiderojnë si njëri me fat, por nuk e di se si mund të vazhdoj të jetoj jetën time”, deklaroi ajo.

ElFadel u mësonte gjuhën arabe dhe frënge fëmijëve në një fshat të populluar nga Amazigh – të cilët kryesisht flasin gjuhën e tyre, Tamazight.

Ajo e ka në plan të vazhdojë karrierën si mësimdhënëse dhe shpreson që autoritetet do ta rindërtojnë shkollën e Adaseel – e cila u shemb gjatë tërmetit.

Gjithsej 530 institucione arsimore janë dëmtuar në shkallë të ndryshme, duke përfshirë disa prej të cilave janë shembur plotësisht ose kanë pësuar dëmtime të rënda strukturore.

Qeveria marokene ka ndërprerë përkohësisht mësimet në zonat më të goditura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Azia
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Amerika
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Kalo në kategori