Kontraktura e Dipitrenit është një frakturë e dorës në të cilën gishtat janë të përkulur drejt pëllëmbës me pamundësi për t’u drejtuar (zgjatur) plotësisht
Kjo sëmundje mori emrin e saj pas Baron Guillaume Dupuytren (Guillaume Dupuytren) – kirurgu që përshkroi i pari këtë gjendje.
Gjendja çon në pamundësi për kryerjen e aktiviteteve të përditshme si dhe pamundësi për kryerjen e veprimtarive profesionale, veçanërisht te personat në punën e të cilëve përfshihen edhe aktivitete manuale, shkruajnë nga Klinika Zhan Mitrev.
Kontraktura e dipitrenit shkaktohet nga proliferimi fibroblastik që çon në shkurtimin dhe ngurtësimin e indit nënlëkuror (fascia) në zonën e pëllëmbës dhe zakonisht shtrihet në gishtin e katërt, gishtin e tretë ose gishtin e vogël. Sëmundja ndonjëherë prek si gishtin e madh ashtu edhe gishtin tregues. Progresi është i ngadalshëm dhe zakonisht është pa dhimbje, ndonjëherë i shoqëruar me ndjeshmëri të shtrëngimit/ngurtësumit nënlëkuror. Tek këta pacientë formohet ngurtësimi i indit nënlëkuror në formë shiriti, i cili shtrëngon dhe përkul gishtin e prekur drejt pëllëmbës.
Simptomat
Për sa i përket pamjes klinike, dallohen tre simptoma të ndryshme:
Deformim i rrudhave të lëkurës
Shfaqje e nyjeve nënlëkurore
Shfaqje e shiritave të kontrakturës
Fillimi i sëmundjes është gradual, i ngadalshëm dhe pa simptoma, më pas shfaqet ngurtësim dhe ashpërsim i lëkurës së gishtit të prekur. Më vonë, shfaqet një zgjatje e fortë në formë nyje e lëkurës. Në rrjedhën e mëtejshme vihet re formimi i një brezi që e bën të pamundur drejtimin e gishtave.
Faktorët e rrezikut për shfaqjen e kontrakturës së Dipitrenit
Kontraktura e dipitrenit është një çrregullim specifik që ka karakteristika të caktuara epidemiologjike:
Sëmundja është karakteristike për racën e bardhë, incidenca më e lartë është në vendet skandinave. Pothuajse kurrë nuk ndodh te njerëzit me ngjyrë.
Sëmundja është karakteristike për meshkujt dhe shfaqet në një raport mashkull-femër 10:1.
Sëmundja fillon të shfaqet në moshën 40 vjeçare dhe zhvillohet gradualisht
Sëmundja shfaqet shpesh tek personat që kanë diabet, cirrozë alkoolike të mëlçisë, si dhe te epileptikët.
Sëmundja shfaqet me një incidencë prej 3-4% të të gjithë popullsisë së botës.
Personat që përdorin shumë duart në kryerjen e aktiviteteve profesionale, si dhe ata që kanë stres (sforcim) të përsëritur në zonën e duarve, kanë një rrezik më të madh.
Trajtimi
Trajtimi i kontrakturës së Dipitrenit mund të jetë konservativ ose kirurgjik.
Trajtimi konservativ, d.m.th., jokirurgjikal njihet edhe si çlirim farmakodinamik. Përfaqëson një metodë në të cilën aplikohet injeksion kortikosteroid në zonën e shiritave të kontrakturës në kombinim me fasciotomi me gjilpërë.
Kjo është një procedurë minimalisht invazive që lejon zbutjen e indit fijor të formuar. Kjo procedurë përdoret në formën fillestare ose të zhvilluar ndërmjetëse të kontrakturës së Dipitrenit.
Trajtimi kirurgjik i kontrakturës së Dipitrenit rekomandohet në formën e avancuar të kontrakturës së Dipitrenit. Një tregues i qartë për aplikimin e trajtimit kirurgjik është ekzistenca/ prania e një kontrakture në zonën e artikulacionit metakarpofalangeal prej 30° ose një kontrakture në zonën e nyjës interfalangeale proksimale prej 15°.
Trajtimi kirurgjik konsiston në një prerje në lëkurë në zonën e shiritit të kontrakturës dhe eksplorimin e formacionit fibroz të krijuar. Kjo do të thotë që derisa lëkura të pritet dhe gjendja të shihet në mënyrë intraoperative, nuk mund të vendosen hapa të mëtejshëm. Kjo pasohet nga heqja e aponeurozës palmare, domethënë kryerjen e fashiektomisë. Fashiektomia në varësi të pasqyrës/pamjes klinike të pacientit mund të jetë përmes qasjes së hapur, qasjes nënlëkurore, fashiektomi e pjesshme ose e plotë. Vetë operacioni lejon marrjen e nivelit maksimal të shtrirjes së gishtërinjve me ruajtjen e detyrueshme të nivelit të përkuljes para operacionit.
Operacioni kryhet me anestezi lokale intravenoze dhe zgjat 45-60 minuta.
Trajtimi pas operacionit
Pas operacionit, pacienti duhet të kalojë një natë në spital, lëshimi bëhet të nesërmen. Në periudhën në vijim kryhet trajtimi ambulator, i cili i referohet fashave (mjekimit) të rregullta. Suturat (penjtë) e vendosura në zonën e plagës postoperative qëndrojnë për 14 ditë. Pas 14 ditësh pacienti duhet të fillojë trajtimin fizik për të marrë efektet maksimale.
Pacientët pas operacionit të kontrakturës së Dipitrenit mund të kthehen në punë në periudhën nga 14 deri në 21 ditë pas operacionit.
Komplikime të mundshme
Si në të gjitha procedurat kirurgjikale, komplikimet gjatë trajtimit kirurgjik të kontrakturës së Dipitrenit mund të jenë: gjakderdhja, hematoma, infeksioni, dehiscenca e plagës postoperative. Komplikacioni më serioz që mund të ndodhë pas trajtimit kirurgjik të kontrakturës së Dipitrenit është distrofia simpatike reflekse. Ndodh rrallë dhe lidhet veçanërisht me trajtimin pas operacionit tek gratë, sëmundja e të cilave është shfaqur para moshës 40 vjeç dhe është me zhvillim të shpejtë.
Pyetjet më të shpeshta:
Nëse sëmundja është e pranishme në disa gishta të së njëjtës dorë, a mund të korrigjohet kontraktura e disa gishtave gjatë trajtimit operativ?
Gjatë fashiektomisë palmare, mund të kryhet një operacion për të zgjidhur kontrakturën e disa gishtërinjve.
A mund të bëhet operacioni me anestezi lokale?
Kryhet në të ashtuquajturën stazë të zbehtë (shtrydhja e gjakut nga krahu për të marrë një fushë pa gjak), e kombinuar me anestezi intravenoze lokale – parakrahu është plotësisht i anestezuar, por pacienti është zgjuar.
Nëse sëmundja është e pranishme në të dyja duart, a mund të operohen të dyja duart në të njëjtin akt?
Ato mund të operohen në të njëjtin akt, por kjo do të vështirësonte kryerjen e aktiviteteve të përditshme për pacientin në periudhën pas operacionit.
Nëse kontraktura është shumë e avancuar, a mund të zgjidhet në mënyrë kirurgjikale?
Një kontrakturë që bën që gishti të jetë në një kënd prej 90° në raport me dorën do të thotë se vaskularizimi i gishtit është i crregullt, gjë që mund të çojë në nekrozë të mbulesës së lëkurës, e cila nga ana tjetër është një tregues për amputimin e gishtit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!