Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka shkarkuar nga detyra Komandantin e Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade, Ylli Pulaj.
Në dokumentin e firmosur nga kreu i shtetit, bëhet e ditur se shkarkimi i tij është bërë me dekret të presidentit dhe me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.
“Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 3, shkronja “c” të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Gjeneral Brigade Ylli Nikoll Pulaj shkarkohet nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore”, theksohet në dekretin e presidentit të vendit, Bajram Begaj.
Ndërkaq, këtë detyrë është emëruar Ferdinant Vasil Dimo.
“Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 3, shkronja “c” të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Gjeneral Brigade Ferdinant Vasil Dimo emërohet në detyrë Komandant i Forcës Ajrore” shkruhet në dekretin e presidentit të vendit, Bajram Begaj.
Në nëntor të vitit 2021 kolonelit Ferdinant Vasil Dimo iu dha grada madhore “Gjeneral Brigade” nga ish-Presidenti Ilir Meta.
Dimo ka lindur më datë 6 dhjetor 1964, në Fier. Ka përfunduar studimet në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në vitin 1988 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Ndërlidhje”.
Gjatë karrierës së tij ushtarake, gjeneral brigade Dimo ka kryer kurse të rëndësishme për komunikimin dhe informatikën në institucione arsimore ushtarake në Itali, Turqi, Hollandë dhe Rumani.
Dimo ka kryer detyra të ndryshme, ndër të cilat; “Përgjegjës sektori” dhe “Drejtor” në Drejtorinë e Ndërlidhjes, në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së; “Komandant” i Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit”, në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së.
Pasi drejtoi për një periudhë 14-mujore Forcën Tokësore, në detyrën e zëvendëskomandantit, gjeneralbrigade Ferdinant Dimo u prezantua në muajin prill në detyrën e re, atë të komandantit të Komandës Mbështetëse, ndërsa sot është emëruar në drejtimin e Frocave Ajrore. /RTSH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i forcave speciale "Shqiponjat"
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron