Jessica Chastain ishte një parajsë e vërtetë për sytë kur u shfaq në premierën e filmit të saj në Toronto.
Pasi u lejuan të promovonin projektin e tyre, “Memory” mes grevave të Hollywoodit, ajo dhe bashkaktori Peter Sarsgaard dërguan magjepsjen në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.
Aktorja ka ecur në tepihun e kuq me një fustan të zi shkëlqyes me dekolte të thellë, ndërsa të gjithë edicionin e ka përfunduar me një gjerdan në formën e gjarprit të firmosur nga brendi luksoz Bvlgari.
Siç raporton Daily Mail, çmimi i atij gjerdani unik është rreth 150.000 euro, ndërsa 46-vjeçarja e ka përshtatur në mënyrën e duhur me dukjen e saj.
“Memory” shënon rolin e parë të rëndësishëm të Jessicas prej se fitoi çmimin Oscar për rolin në “The Eyes Of Tammy Faye”. Filmi u shfaq për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia javën e kaluar.
Ajo luan rolin e Sylvias, një punonjëse sociale që bën një jetë të thjeshtë dhe të strukturuar, e cila çrregullohet pas përfshirjes së të kaluarës në jetën e tanishme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHailey Bieber dhe Kylie Jenner aprovojnë trendin më lozonjar të thonjve
Modeli i flokëve të saj u shpall më i miri në Instagram nga “Vogue”
Për çfarë fëmijët tuaj nuk do t'ju falin kurrë, shmangni këto gjëra
Skandal! Dior, 57 dollarë paguan për një çantë dore të cilën e shet për 2.780 dollarë?
Do mahnitesh! Java e Modës në Paris: Aty ku moda nuk ka limite, ku stili është origjinal
Sa herë duhet të bëni seks për të mbetur shtatzënë?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën
"Kam luajtur i dëmtuar, nuk guxoja të gjuaja" - Xhaka zbulon pas ndeshjes problemet me muskujt