Lindi pa penis, por implatoi një të tillë për 60 mijë euro: Humbi virgjërinë në moshën 45-vjeçare, më pas u nda nga e dashura
Siç shkruan gazeta britanike Daily Mail, “mashkulloriteti i ri” i ka kushtuar 60 mijë euro, madje partnerët kanë menduar edhe për birësim.
“Është e trishtueshme, ata u ndanë pas gjithçkaje që kanë kaluar së bashku”, tha një burim për gazetën britanike.
Çifti ishte në një lidhje prej 10 vitesh dhe dëshira për të takuar partnerë të rinj nuk është arsyeja e ndarjes së tyre. Për më tepër, Andrew ka një vit që është beqar.
“Ai ende duhet t’i nënshtrohet disa procedurave mjekësore. Nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhënien seksuale, ai dëshiron të jetë i shëndetshëm”, shtoi burimi.
Përkatësisht, Andrew është një në 20 milionë njerëz që kanë një gjendje mjekësore të quajtur “ekstrofia e fshikëzës”, që do të thotë se ai ka lindur pa penis, një testikul dhe një fshikëz jashtë trupit të tij.
Pas një sërë problemesh, si konsumimi i drogës dhe tentativa për vetëvrasje për shkak të gjendjes së tij, fati i buzëqeshi këtij pesëdhjetëvjeçari për herë të parë në vitin 2012. Pastaj mjekët implantuan një fshikëz dhe penis të ri.
Por, atij iu desh të priste gjashtë javë para se të mund të bënte seks për herë të parë. Ai tha për MailOnline pas operacionit se “jam shumë i emocionuar që mund të vazhdoj me jetën time tani”.
Më në fund ai pranoi se ishte fantastike të bësh seks për herë të parë.
“Pas gjithçkaje që kaluam unë dhe Fedra, ishte qershia në tortë”, shtoi ai.
Sidoqoftë, ata u ndanë disa vjet më vonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në vend të shpejtësisë së pestë e futi ndërruesin në të tretën, pakujdesia i kushtoi shoferit në SHBA mbi 40 mijë dollarë
Djali e futi macen në shtrat, sjellja ndaj kafshës shtëpiake preku njerëzit
Skenë gazmore nga Kroacia – kësi pushuesi vështirë se keni hasur në plazh
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251