Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, përmes një konference për media ka numëruar problemet me të cilat po përballet shëndetësia në vend.
Dreshaj ka thënë se është dyfishuar buxheti për shëndetësinë ndërsa problemet mbesin të njëjta dhe po shtohen dita ditës.
“Shëndetësia sot me buxhet të dyfishuar vazhdon me probleme të njëjta dhe të cilat po shtohen disa ditës. Thuajse nuk ka dotë që nuk jemi në media për probleme, dështime e skandale nga më të ndryshmet. Premtimet e dhëna lidhur me shërbime cilësore në shëndetësi ende vazhdojnë, ndërsa ende vazhdojnë problemet e vjetra si: ikja e personelit profesional shëndetësor, lista e barnave esenciale me probleme të njëjta, lista e pritjes në rritje e sipër, si në aspekton diagnostik dhe terapeutik, si psh në Ortopedi ka pacient që për protezë të gjurit presin deri në 4 vite, shërbimet emergjente si Stroke Center nga 24 orë funksionale në vetëm 4 orë, nga ora 13:00 çdo ditë të rregullt pune rrezikon që periudha e intervenimit efikas prej 4 orë të humbet”, ka thënë Dreshaj.
Dreshaj ka thënë se tri ligje madhore që janë shtylla të shëndetësisë janë ende askund.
“Tre ligje madhore që janë shtylla e shëndetësisë të premtuara në agjendën legjislative nga viti 2021, ende askund. Ligji për shëndetësi (qe dy vite zhagitet në agjendën legjisative të Kuvendit),Ligji për Sigurime Shëndetësore askund madje as forma si të bëhen nuk është në vizion, Ligji për Sigurimet sociale njëjtë (sigurimet shëndetësore, sigurimet jetësore, pensionale, invalidore, pensionet e parakohëshme) ende nuk kemi një formë të prezantuar; a do të jetë gjenerata për gjeneratë apo ndonjë formë tjetër Jemi shteti i vetëm në rajon dhe Evropë pa sigurime shëndetësore”, është shprehur deputeti Dreshaj.
Ai ka kërkuar nga mediat, shoqëria civile, partitë politike, profesionistë e inteleltualë që të mobilizohen dhe të kërkojnë veprime konkrete që përmirësojnë shëndetësinë në vend.
“Shëndetësia është keq. Intervenimet duhet të jenë urgjente dhe të drejta. Qëllimi i kësaj konference është ftesë për mediat, shoqërinë civile, partitë politike në pozitë e opozitë, intelektualët dhe strukturat tjera vendore me influencë që të mos heshtin, të mos rrinë duar kryq por të mobilizohen dhe të kërkojnë urgjentisht veprime. Ky është shtet i yni”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDel duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Haradinaj i dërgon përshëndetje Drenicës nga Amerika
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë