LAJMI I FUNDIT:

Prej ditësh digjet deponia në Dëbërcë të Zhelinës, zjarri ka përfshirë edhe fushat përreth

Prej ditësh digjet deponia në Dëbërcë të Zhelinës, zjarri ka përfshirë edhe fushat përreth

Prej ditësh po digjet deponia në fshatin Dëbërcë të Komunës së Zhelinës. Zjarri ka përfshirë edhe fushat përreth deponisë. Nga Komuna e Zhelinës thonë se Akoma nuk kanë marrë mjetet e premtuara nga Ministria për dislokimin e deponisë.

“Për të tretën ditë me radhë po digjet deponia apo pika e ngarkim shkarkimit në fshatin Dëbërcë të komunës së Zhelinës. Zjarri siç shihet, ka kapluar edhe pjesën tjetër të arrave për rreth deponisë. Zjarrfikësit po luftojnë për të fikur zjarrin, ndërkohë nga komuna pretendojnë se kjo është ndezje e qëllimshme”, tha Bashkim Sulejmani, gazetar.


Kreu i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu thotë se përkundër kërkesave të njëpasnjëshme drejtuar Ministrisë së Ekologjisë, për ta ndihmuar me mjetet e nevojshme për dislokimin e deponisë, mjetet në vlerë prej 70 mijë eurove nuk janë lëshuar.

“Unë tre vite radhazi kërkoj në Ministrinë e ambientit, por përgjigjja na kthehet negative, ndërsa gjatë fushatës, Ministri i ambientit vin në fshat dhe thotë që unë do e heq. Dhe sa përfundojnë zgjedhjet mbetet me asgjë, dhe sërish kur bëjmë kërkesë nuk ka përgjigje, dhe kjo mënyrë e komunikimit ndodh vetëm pse bisedohet për një kryetar komunë që i përket një subjekti tjetër. Deponia është ndezuar nga dora e njeriut sepse është ndezur natën dhe ka marrë flakë për një herë. Nëse nuk kemi edhe më tej përgjigje, ne do e bëjmë vetë me komunën e Zhelinës sepse e kam premtuar se do e bëj dhe nuk do dal nga mandati pa e pastruar tërësisht këtë deponi”, u shpreh Blerim Sejdiu, kryetar i Komunës së Zhelinës.

Kjo nuk është deponia e vetme që digjet në Pollog. Javën e fundit, janë djegur edhe deponitë në Tearcë, Bogovinë dhe Bërvenicë. Vetëm 24 orët e fundit, zjarrfikësit e Tetovës kanë intervenuar në 16 zjarre.

“Dje brenda ditës kemi pasur 13 raste dhe gjatë natës gjashtë raste, [plus kjo deponi që e shihni pas meje. Është një katastrofë që ndodh në Pollog por faktori njeri është kryesori. Është situatë shumë e rëndë dhe ne përballemi me këtë deponi për 48 orë bashkë me komunën”, tha Avni Ameti, kryeshef i NJTKZ Tetovë.

Nga Njësiti kundër zjarrit në Tetovë, apelojnë inspektoratin e ekologjisë dhe policinë e Tetovës që sa më tepër të dalin në terren, me qëllim prevenimin e ndezjes së zjarreve./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori