Një alpinist në Zelandën e Re “mrekullisht” i mbijetoi një rënie prej 600 metrash me vetëm lëndime të lehta pasi u rrëzua nga “maja e një mali”.
Policia tha se burri ra nga mali Taranaki në ishullin verior dhe u shpëtua nga moti pranveror që zbuti akullin dhe do të thoshte se ra në borë, përcjell Telegrafi.
Policia vlerëson se alpinisti është “jashtëzakonisht me fat që është gjallë”.
Distanca që ai ra është e barabartë me Kullën Mbretërore të Sahatit të Mekës në Arabinë Saudite, një nga ndërtesat më të larta në botë.
Alpinisti ishte pjesë e një grupi që ngjitej në malin Taranaki kur ra nga maja rreth mesditës të së shtunës, 9 shtator.
Mali Taranaki ka një reputacion si një nga malet më vdekjeprurëse në Zelandën e Re, sipas Këshillit të Sigurisë Malore të vendit.
Në vitin 2021, dy alpinistë ranë për vdekje nga i njëjti vend nga i cili ra alpinisti në fundjavë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E modifikuan duke shpresuar se nuk do të arrijnë ta shkatërrojnë, tanku rus “shkeli” në minat ukrainase
Turbulenca të forta gjatë udhëtimit me aeroplan Londër-Singapor, humb jetën një person dhe mbi 30 të lënduar
Iranianët dalin në rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit Ebrahim Raisi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251