LAJMI I FUNDIT:

Një tërmet kaq i fuqishëm nuk e ka goditur Marokun në 100 vitet e fundit

Një tërmet kaq i fuqishëm nuk e ka goditur Marokun në 100 vitet e fundit

Tërmeti shkatërrues që goditi të premten mbrëma pjesën qendrore të Marokut, është më i fuqishmi në atë rajon në 100 vitet e fundit.

Derisa numri i të vdekurve është duke u rritur, raportet më të fundit flasin për 2 mijë të vdekur dhe me mijëra tjerë të lënduar, transmeton Telegrafi.


Epiqendra e tërmetit ishte në male, 71 kilometra në jugperëndim të Marakeshit, në një thellësi prej 18 kilometrash.

Maroku assesi të gjej qetësi, goditet nga një tërmet tjetër
Lexo po ashtu Maroku assesi të gjej qetësi, goditet nga një tërmet tjetër

Drejtuesi kryesor tektonik është përplasja midis pllakave që mbajnë kontinentet evropiane dhe afrikane.

Ky tërmet shoqërohet me shtytje dhe prishje që vazhdon të shtyjë malet e Atlasit.

Por Maroku në fakt nuk është një vend ku ndodhin tërmete kaq të forta.

Gjeologët tregojnë pse tërmeti në Marok ishte kaq vdekjeprurës
Lexo po ashtu Gjeologët tregojnë pse tërmeti në Marok ishte kaq vdekjeprurës

Pjesa më e madhe e aktivitetit të tërmeteve nga kjo “përplasje” e ngadaltë gjeologjike është më në lindje në Mesdhe, rreth Italisë, Greqisë dhe drejt Turqisë.

Duke shikuar nëpër histori, nuk ka pasur asnjë tërmet më të madh se 6.0 në 500 kilometra nga epiqendra e tërmetit të fundit që para vitit 1900.

Duke qenë se tërmeti ndodhi gjatë natës, ai shton numrin e viktimave pasi shumë banorë ndodheshin në banesat që u shembën. Tani pritet që numri i viktimave të rritet.

Kjo nuk është hera e parë që një tërmet i fortë godet Marokun. Dhe në vitin 2004, 628 njerëz vdiqën gjatë një tërmeti në verilindje të vendit.

Disa dekada më parë, në vitin 1960, rreth 12,000 njerëz humbën jetën në një tërmet në Agadir. /Telegrafi/