LAJMI I FUNDIT:

Çfarë dimë për tërmetin në Marok dhe a është përballur vendi me dukuri të shumta të këtij lloji më parë?

Çfarë dimë për tërmetin në Marok dhe a është përballur vendi me dukuri të shumta të këtij lloji më parë?

Një tërmet ka goditur Marokun, duke lënë të vdekur të paktën 1,037 persona derisa numri mund të shkojë në mijëra sipas ekspertëve, por çfarë dimë tjetër?

Siç raportohet, tërmeti ndodhi të premten mbrëma dhe shkalla ishte 6.8. Një pasgoditje prej 4.9 magnitudë ndodhi 19 minuta më vonë, transmeton Telegrafi.


Disa prej momenteve më dramatike të tërmetit në Marok, të paktën 1,000 viktima
Lexo po ashtu Disa prej momenteve më dramatike të tërmetit në Marok, të paktën 1,000 viktima

Ekziston frika se mund të rrafshohen fshatra të tëra.

Nga kjo fatkeqësi natyrore pësuan lëndime edhe më shumë se 650 persona të tjerë.

Ku ndodhi tërmeti?

Epiqendra ishte në një zonë me popullsi të rrallë të Maleve të Atlasit të Lartë, 71 kilometra në jug-perëndim të Marrakeshit, një destinacion i madh turistik.

Shumë prej viktimave mendohet se kanë qenë në zona të largëta, derisa vdekjet u konfirmuan në provincat dhe komunat e Marrakeshit, al-Haouz, Ouarzazate, Azilal, Chichaoua dhe Taroudant.

Njerëzit gjithashtu kanë frikë se mund të mbeten të bllokuar atje, derisa një familje thuhet se ka mbetur në rrënojat e shtëpisë së tyre në qytetin Al-Haouz, afër epiqendrës.

Gjithashtu raportohet se kanë mbetur njerëz nën rrënoja në qytetin historik të Marrakeshit dhe dëme në pjesë të Medinës, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

A është përballur Maroku me tërmete të shumta më parë?

Tërmeti i fundit i madh në vend kishte ndodhur në qytetin verilindor të Al Hoceima-s në vitin 2004, duke vrarë të paktën 628 njerëz.

Dhe më vdekjeprurësi ishte në Agadir në bregun jugor të Atlantikut, në vitin 1960. Tërmeti me magnitudë 6.7 mbyti rreth 12,000. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Botë
Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Botë
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Kalo në kategori