LAJMI I FUNDIT:

Rruga nga Ohri në Shën Naum dhe këtë sezon turistik veror mbeti e ngushtë dhe e pasigurt

Rruga nga Ohri në Shën Naum dhe këtë sezon turistik veror mbeti e ngushtë dhe e pasigurt

Ndërsa rruga nga Ohri në Shën Naum dhe kufirin me Shqipërinë është pothuajse plotësisht e shkatërruar, e ngushtë dhe e pasigurt për të vozitur, ana shqiptare e liqenit mori një rrugë tërësisht të rikonstruktuar dhe të zgjeruar në më pak se një vit, shkruan Alsat.

Bëhet fjalë për aksin nga kalimi kufitar me Maqedoninë, deri në Tushemisht dhe Pogradec. Atje po punohet edhe për rregullimin e bregut të liqenit.

Ndërkohë, këtë verë nga Ohri deri në Shën Naum udhëtimi me makinë bënte thuajse një orë vetën në një drejtim.


“Autoritetet duhet të konsiderojnë se ajo është rrugë ndërkombëtare dhe se aty kalon frekuencë e lartë e automjeteve. Jemi dëshmitarë të aksidenteve të përditshme të trafikut”, tha Biljana Nikoloska – punonjëse hoteli.

Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet. Problem më i madh janë autobusët turistik, të cilët janë vështirë për t’u kaluar.

“Tani ai është e ngushtë dhe në kulmin e sezonit është shumë i ngarkuar. Duhet të drejtohet makina me kujdes”, tha njw qytetar.

“Tani është e vështirë të udhëtosh në Shën Naum. Ka shumë rrëmujë. Ka pasur edhe shumë aksidente automobilistike këtë verë, për fat të keq. Edhe makinat dëmtohen. Është rrugë e ngushtë, nuk është si duhet, duhet të bëhet”, u shpreh njw qytetar tjetwr.

“Kjo është turp, me vitë është kështu. Ato kthesat atje janë të padurueshme. Të gjithë shkojnë në Shën Naum, shikoni sa autobusë shkojnë atje. Dhe në anën tjetër, Shqipëria tashmë ka bërë rrugën? Ashtu thonë, nuk kam qenë në një kohë të gjatë, por thonë se e kanë bërë atë”, theksoi njw qytetar.

Autoritetet tona kanë vite që bëjnë premtime boshe për rindërtimin e rrugës. Përgjigja është e njëjtë edhe tani.

“Kontraktori është në proces të marrjes së një regjimi të përkohshëm të trafikut dhe aktivitetet e para të ndërtimit priten nga mesi i shtatorit”, thonw nga NP për Rrugët Shtetërore.

Nëse projekti zbatohet, parashikohet vetëm rehabilitimi dhe riparimi i rrugës ekzistuese, dhe jo zgjerimi i saj. Seksioni Ohër – Shën Naum u ndërtua gjatë kohës së Jugosllavisë nga ushtria e atëhershme./ Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori