Në qytetin japonez Osaka zhvillohet një takim interesant, ku prindërit kanë mundësinë të bisedojnë me njëri-tjetrin me synimin për të gjetur partnerë për fëmijët e tyre, shkruan CNN.
Çdo herë e më pak japonezët janë pro idesë së martesës dhe krijimit të familjes, kurse prindërit e tyre nga dëshira e madhe që të luajnë me nipat dhe mbesat e tyre – po marrin pjesë në ngjarje për “kurdisje të martesave” për të ndihmuar fëmijët e tyre të gjejnë partnerin e duhur.
Në seancën e fundit “omiai” ose shoqërim, ishin rreth 60 burra dhe gra që u mblodhën në ‘seancë’ për të gjetur dashurinë e vërtetë për fëmijët e tyre, transmeton Telegrafi.
Ata përzihen, duke kërcyer nga njëri skaj në tjetrin të një dhome konferencash në ndërtesën e Dhomës së Tregtisë Sakai, ndërsa vlerësojnë mundësitë dhe konkurrencën e mundshme.
Në këtë ngjarje të pazakontë të ‘takimeve të shpejta’, pjesëmarrësit nuk flasin për vete, por për fëmijët e tyre të rritur të cilët shpresojnë se do t’i martojnë.
Një grua në të 60-at, flet me krenari për djalin e saj 34-vjeç, arsimtar në një shkollë të mesme. Një burrë 80-vjeç gjithashtu flet me dashuri të madhe për të birin 49-vjeç që është i fokusuar në karrierë, që punon si kontrollor në një kompani energjetike.
Secili prej prindërve ka ndarë 14 mijë yen (89 euro) për të marrë pjesë në këtë ngjarje, që nikoqire është agjencia për “takime”.
Të gjithë shpresojnë se do të njohin dikë sikur ata; prindërit e vajzave apo djemve të cilët do të mund të ishin partneri i përkryer për fëmijët e tyre të vetmuar.
Në të kaluarën, njerëzit ndoshta kanë pasur drojë apo një lloj turpi që të marrin pjesë në ngjarje të tilla, megjithatë kohërat kanë ndryshuar.
Ndryshe, Japonia është një vend me një popullsi që njihet si të “dashuruar” pas punës dhe për të cilët ka vlerë të madhe koha, për këtë arsye “takimet e shpejta” nuk janë me tabu temë.
E përveç se të rinjtë nuk marrin pjesë në ngjarje të tilla, çdo herë e më shumë ata këtë çështje po e lënë në duart e prindërve.
Kur kësaj çështje i shtohen edhe shpenzimet në rritje të jetës në qytetet e mëdha të Japonisë, kultura për punë dhe shumë gjëra tjera – nuk është për t’u habitur se japonezët çdo herë e më pak po vendosin të martohen dhe të kenë fëmijë.
Prindërit e tyre, janë të brengosur për zvogëlimin e shanseve të tilla, dhe pikërisht për këtë arsye janë kyçur në këtë lloj “loje”.
Japonia ka shënuar një rekord tjetër kur bëhet fjalë për numrin e vogël të martesave dhe fëmijëve të lindur – e një prej fuqive më të mëdha ekonomike në botë prej vitesh po lufton dhe gjendet në një “rrugë pa krye” sa i përket demografisë.
Numri i martesave të regjistruara në Japoni në vitin 2021 kishte rënë në 501.116, që është numri më i ulët që nga Lufta e Dytë Botërore.
Japonezët preferojnë të martohen në moshën e ‘mesme’, kurse në vitin 2021 mesatarja ka qenë 34 për meshkuj derisa në të 90-at ishte 29. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova