LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-Benz: Evropa mund të mos jetë gati për shitjen e makinave vetëm elektrike nga viti 2030

Mercedes-Benz: Evropa mund të mos jetë gati për shitjen e makinave vetëm elektrike nga viti 2030

Mercedes-Benz nuk pret që shitjet e automjeteve të tij në Evropë të jenë vetëm me modele elektrike deri në vitin 2030, por do ta ketë gati linjën e saj, tha shefi ekzekutiv Ola Kaellenius në një panair të automjeteve në Mynih.

Prodhuesi premium i automjeteve ka thënë prej kohësh se synon të bëjë shitjen e veturave tërësisht elektrike deri në vitin 2030 “aty ku tregjet lejojnë”, duke thënë se klientët në fund do të vendosin se çfarë produkti duan dhe duke treguar nevojën për infrastrukturë për të mbështetur kalimin në automjete elektrike (EV), transmeton Telegrafi.

Tregu evropian për vetura elektrike është rritur ndjeshëm viteve të fundit, por ka gjasa që nuk do të jetë gati nga viti 2030 për shitjen e veturave vetëm elektrike, tha Kaellenius.


“Kjo shifër nuk do të jetë 100 për qind (e veturave elektrike) në vitin 2030… nga i gjithë tregu evropian, por ndoshta edhe nga ana e Mercedesit”, tha ai.

“Ne do të jemi gati… por do të kemi gjithashtu fleksibilitet taktik”, tha ai, duke iu referuar kapacitetit për të prodhuar automjete elektrike ose me motor me djegie në të njëjtën linjë prodhimi. /Telegrafi/