LAJMI I FUNDIT:

Murati inkurajon komunat: Faleni tatimin në pronë, lehtësojeni barrën e qytetarëve

Murati inkurajon komunat: Faleni tatimin në pronë, lehtësojeni barrën e qytetarëve
Foto: Arkiv

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se u takon komunave të vendosin nëse duan ta shfrytëzojnë mundësinë për faljen e një pjese të tatimit në pronë, ashtu siç e mundëson Ligji i ndryshuar për tatimin në pronë.

Sipas Muratit, deri tash këtë vendim e kanë marrë Graçanica, Obiliqi dhe Drenasi.

Ai ka inkuruajuar edhe edhe komunat tjera që të shfrytëzojnë këtë mundësi, para datës 15 shtator 2023, kur edhe përfundon afati ligjor.


Falja e Tatimit në Pronë deri në 100 euro, Gjini: ​Gjakova do t'i humbasë mbi 2 milionë euro
Lexo po ashtu Falja e Tatimit në Pronë deri në 100 euro, Gjini: ​Gjakova do t'i humbasë mbi 2 milionë euro

“Deri në fund të muajit gusht 2023, nga tatimi në pronë komunat kanë mbledhur mbi 35 milionë euro, që e tejkalon me rreth 500 mijë euro nivelin e mbledhur për komplet vitin 2022.

Marrë parasysh këtë performancë të mirë, i inkurajoj edhe komunat tjera që të shfrytëzojnë mundësinë e faljes së një pjese të tatimit në pronë që të lehtësojnë barrën e qytetarëve, para datës 15 shtator 2023, kur edhe përfundon afati ligjor”, ka shkruar Murati.

Ndryshe, Asociacioni i Komunave të Kosovës e kanë dërguar në Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë të Paluajtshme, i cili parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët.

Dorëzimin e kërkesë për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij ligji e bëri drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Sipas Ibrahimit, Qeveria e Kosovës në mënyrë arbitrare e pa u konsultuar me komunat ka vendosur që të bëhet falja e tatimit në pronë deri në 100 euro.

Ai tha se me këtë vendim do të dëmtohen buxhetet e komunave të Kosovës. /Telegrafi/