LAJMI I FUNDIT:

Mes një beteje të gjatë ligjore – zbulohet se sa do të paguajë Kevin Costner gruan e tij

Mes një beteje të gjatë ligjore – zbulohet se sa do të paguajë Kevin Costner gruan e tij
Foto: Getty Images

Kevin Costner është urdhëruar t’i paguajë gruas së tij, Christine Baumgartner, 60 mijë në muaj si mbështetje për fëmijët pas një beteje të gjatë dhe të diskutueshme ligjore, raporton TMZ.

Gjykatësi i Los Angelesit që mbikëqyr çështjen vendosi të premten, duke miratuar zgjidhjen e propozuar të aktorit, sipas TMZ.


Gjatë dëshmisë së tij në gjykatë, ylli i “Yellowstone” thuhet se donte t’ua linte asetet e tij fëmijëve dhe këmbënguli se “nuk i fsheh paratë gruas së tij”.

EPA-EFE

Vendimi erdhi si një fitore për aktorin, i cili u urdhërua përkohësisht në korrik të paguante 120 mijë euro në muaj për ish-dizajnuesin e çantave për tre fëmijët e tyre – Cayden, Hayes dhe Grace.

Të gjitha lajmet nga Kevin Costner
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kevin Costner

Por në fillim të kësaj jave, Baumgartner, 49 vjeçe, aplikoi për ta rritur atë shumë në 160 mijë euro, duke thënë se ajo dëshironte që fëmijët e tyre të “gëzonin të njëjtin stil jete” me të dy prindërit.

Foto: Getty Images

Gjatë një seance gjyqësore të enjten për të diskutuar kërkesën e saj, Baumgartner e uli këtë shifër në 150 mijë euro pas vlerësimit të fundit nga një kontabilist mjeko-ligjor.

Megjithatë, ajo pohoi se jeta luksoze “është në ADN-në e fëmijëve të tyre në këtë pikë”.

Foto: Getty Images

Baumgartner më pas vazhdoi të renditi të gjitha sportet që luajnë adoleshentët, si dhe shtëpitë që zotëron familja, duke pretenduar se motivi i saj ishte “shumë më shumë” sesa gjërat materiale.

Sipas Christine, ky “standard i jetesës” duhet të përfshijë një shtëpi “të krahasueshme” me shtëpinë e Costner-it prej 130 milionë eurosh dhe “pushime luksoze” në avionë privatë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Magazina
Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Magazina
Kalo në kategori