LAJMI I FUNDIT:

Deshi të hidhet me veturë nga kulmi i njërës ndërtesë në tjetrën, i riu nga Rusia nuk i bëri mirë llogaritë – përplaset në mur dhe bie në tokë

Deshi të hidhet me veturë nga kulmi i njërës ndërtesë në tjetrën, i riu nga Rusia nuk i bëri mirë llogaritë – përplaset në mur dhe bie në tokë

Ky është momenti kur një rus mashtron vdekjen me “spektaklin” që tentoi ta jap – duke kërcyer me veturë nga kulmi i njërës ndërtesë në tjetrën.

Megjithatë ai nuk i kishte bërë mirë llogaritë, pasi derisa tentoi të hidhet me veturë nga njëra ndërtesë në tjetrën, – goditi murin dhe ra në tokë, transmeton Telegrafi.

Kjo “lëvizje” u realizuar nga Evgeny Chebotarev, 32-vjeç, i cili mrekullisht i shpëtoi vdekjes kur vetura në të cilën gjendej nuk arriti të kaloj në ndërtesën tjetër dhe ra në tokë.


Chebotarev kishte marrë një veturë ruse Lada Niva me qëllimin e vetëm – të kërcej me të nga njëri objekt në tjetrin.

Kalkulimet ishin të gabuar dhe kështu u përplas në mur dhe ra në tokë duke u shkatërruar pothuajse plotësisht – por që mrekullisht i riu që ishte brenda shpëtoi. /Telegrafi/