LAJMI I FUNDIT:

Frontmeni i Rammstein lirohet nga akuzat për sulm seksual

Frontmeni i Rammstein lirohet nga akuzat për sulm seksual
(Foto: Instagram/till_lindemann_official)

Prokurorët në Gjermani i kanë ndërprerë hetimet kundër këngëtarit të “Rammstein”, Till Lindemann.

Gjegjësisht, këngëtari akuzohej për sjellje të papërshtatshme dhe abuzim seksual, por Deutsche Welle tani raporton se hetuesit nuk kanë mundur të mbledhin asnjë provë për t’i mbështetur këto akuza.

Akuzat kundër rokerit u shfaqën fillimisht në një postim në internet nga një fanse e quajtur Shelby Lynn, e cila pretendoi se pijet e saj ishin të mbushura me drogë përdhunimi gjatë një feste zyrtare para koncertit në Lituani më 22 maj. Pas festës së përmendur, ajo pretendoi se kishte të vjella dhe kishte mavijosur, ndërsa gjatë takimit me muzikantin e kishte refuzuar afrimin e tij.


“Dua të sqarohem përsëri. Till nuk më preku. Ai pranoi që nuk doja të bëja seks me të. Unë kurrë nuk pretendova se më kishte përdhunuar”, ka theksuar Lynn në një postim në Twitter, me gjithë protestat dhe akuzat fillestare.

Grupi lëshoi shpejt një deklaratë duke i mohuar akuzat, por më shumë raporte pasuan nga fansat e tjerë të “Rammstein”, të cilët pretenduan se fanset femra që ndiqnin koncertet u tërhoqën rregullisht nga audienca. Për më tepër, dikush nga rrethi i njerëzve të afërt me grupin do t’i prezantonte me Lindemann dhe në disa raste u përmend se disa fansa femra ishin droguar gjithashtu.

Grupi lëshoi shpejt një deklaratë duke mohuar akuzat, ndërsa hetimet janë ndërprerë edhe ndaj Alena Makeeva, ish-anëtare e menaxhmentit të bendit, e cila pretendohej se i ftonte femrat në ahengje ku do të takoheshin me Lindemann, pasi u gjetën prova të pamjaftueshme se ajo ishte e përfshirë në aktivitete kriminale.

Në qershor, prokurorët në Lituani njoftuan se nuk do të hapnin një hetim për akuzat e Lynn dhe tani autoritetet gjermane kanë vendosur të bëjnë të njëjtën gjë, sepse nuk mund të mblidhnin deklaratat e viktimave të supozuara dhe nuk gjetën prova se Lindemann i kishte kryer në të vërtetë krimet me ndihmën e drogës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Magazina
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Magazina
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

Magazina
Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth

Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth

Magazina
Kalo në kategori