Mundësia që në shtator edhe vreshtarët të dalin në protesta dhe të bllokojnë rrugët nuk përjashtohet, pasi siç thonë ata, çmimet e ulëta të blerjes, sëmundjet e shfaqura këtë vit, ndryshimet klimatike, mungesa e punëtorëve, strategjia e vonuar kombëtare për zhvillimin e vreshtarisë, e kanë shkatërruar prodhimin e rrushit. Sipas tyre, nëse më shumë se para një dekade, janë prodhuar 185 milionë kilogramë, të korrat e këtij viti vlerësohen në më pak se një e katërta.
Sipas kryetarit të Sindikatës së Shoqatave të Prodhuesve të Rrushit në Maqedoninë e Veriut, Jovan Zllatevski, ky vit ka qenë shumë i keq për shkak të sëmundjeve, kushtet klimatike.
“Njerëzit kanë spërkatur 6-7 herë në vreshtat e tyre. Ne presim që të kemi diku nga 40-45 kilogram rrush, dhe kjo për shkak të zbatimit të parakohshëm të strategjisë”, theksoi Zllatevski.
Nga atje konfirmuan se nga ekziston një buxhet që shteti e ndan për vreshtarinë, por megjithatë ka çështje që për dekada janë të hapura dhe ende nuk janë zgjidhur, derisa problemet po grumbullohen. Ata duan të përcaktojnë çmimin e prodhimit të rrushit, ndryshimet në pagesën e subvencioneve, pjesëmarrjen e kultivuesve në grupe nën-sektoriale në Ministrinë e Bujqësisë. Që të dëgjohet zëri i tyre ata paralajmërojnë edhe protesta e bllokim të rrugëve, që sipas Zllatevskit, mungesa e vreshtarëve në mbledhjen kur u miratua strategjia i ka irrituar dhe për vetëm për këtë do të dalin në protestë.
“Kujt duhet t’i drejtohemi nëse nuk kemi protesta. Nuk jemi anëtar të grupit nën-sektorial, vendoset për strategjinë e vreshtarisë dhe vertarisë, dhe ne askush nuk na pyet për asgjë. Le të na thonë se cilët vreshtarë ishin të pranishëm në mbledhjen kur u miratua strategjia. Pikërisht për këtë jemi të irrituar dhe do të protestojmë”, u shpreh ai.
Ndërkohë, nga ana tjetër ministri i Bujqësisë Nikollovski, gjatë vizitës që i bëri një kantine tha se Maqedonia e Veriut po e ruan prodhimin dhe sipërfaqen me vreshta, ndërsa po rrit edhe eksportin e verës. “Fluksi i valutës vitin e kaluar ishte 60 milion euro, nga ana tjetër për 6 vite janë paguar 90 milionë euro për vreshtarët dhe kantinat me baza të ndryshme”, tha Nikollovski. Ai shpalli edhe strategjinë e re 10 vjeçare për zhvillimin e këtij sektori si dhe Ligjin e ri për verërat, që sipas tij është në përputhje të plotë me direktivat e BE-së. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit që vrau gruan e tij në Pejë
Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit
Kërkojnë zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO vendos për Metën dhe Kryemadhin
Bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda
Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian