LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Anti-korrupsion do të hap lëndë për tenderin në MPJ-në e Bujar Osmanit

Komisioni Anti-korrupsion do të hap lëndë për tenderin në MPJ-në e Bujar Osmanit

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Koorupsionit do të hap lëndë të re për kompaninë “Eurovia”, e cila fitoi tender prej 1.8 milionë euro nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Në kolegiumin e sotëm, komisioni vërtetoi se në rastin konkret ka elemente për veprim të komisioni edhe në aspekt material për shkak se bëhet fjalë për shuma të mëdha por edhe për ndërlidhje politike”, u shpreh kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska.


Kujtojmë se “Eurovia” fitoi tender prej 1.5 milionë euro pa TVSH për rikonstruimin e sallës “Boris Trajkovski” për mbledhjen ministrore të OSBE-së në nëntor dhe dhjetor të këtij viti. Kjo kompani ka fituar para nga shteti dhe nga komunat edhe më herët dhe është e njëjta kompani e cila ka dhuruar 1.8 milionë denarë për partinë politike BDI, kurse një nga pronarët është Elmedin Ademi ka dhuruar 2.5 milionë denarë.

Sipas Ligjit për financimin e partive politike, partitë nuk mund të financohen nga ndërmarrje private të cilat momentalisht angazhohen nga institucionet shtetërore./Telegrafi/