LAJMI I FUNDIT:

Kurti në hapjen e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë, me ekspozitën “Rrethimi i Sarajevës”

Kurti në hapjen e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë, me ekspozitën “Rrethimi i Sarajevës”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në hapjen e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë – FOTOIST dhe në ekspozitën “Rrethimi i Sarajevës”, të fotografit Paul Lowe.

Kryeministri Kurti tha se trajtimi i fotografisë si medium i barabartë me mediumet e tjera dhe padyshim përjetësimi i çasteve të jashtëzakonshme në një vend të rajonit tonë i cili ka vuajtur shumë nën rrethimin e forcave armike të organizuara nga Serbia asokohe, padyshim që bëhen bashkë në këto fotografi të cilët teksa janë të paharrueshme njëherë kur t’i shikojmë, gjithashtu na mësojnë se mënyra më e mirë për të mos harruar është duke kujtuar e përkujtuar, e aq më tepër kur kjo bëhet me një shije të lartë dhe me një estetikë të hollë.

Para shumë të pranishmëve, kryeministri Kurti theksoi se në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ne i japim prioritet artit edhe kulturës, sepse konsiderojmë që ato janë vetë sjellja e qytetarit në Republikë, e njëkohësisht edhe pjesë e rëndësishme e obligimit tonë për edukimin e gjithmbarshëm të të gjithë neve dhe të secilit prej nesh.


“Andaj, edhe ne mbështesim FOTOIST-in, dhe jo vetëm këtë’’, u shpreh ai.

Hapja e këtij festivali me ekspozitën “Rrethimi i Sarajevës”, sipas kryeministrit Kurti, na e paraqet edhe fotografinë e cila paraqet tmerrin e gjenocidit në Bosnjë dhe Hercegovinë, të rrethimit makabër të Sarajevës, e që jo shumë vite më pas u përsërit edhe në Kosovën tonë të dashur, me c’rast dhjetëra mijëra ishin viktimat pa dallim, vetëm dhe vetëm për shkak se dëshironin të jetonin në vendin e tyre dhe të lirë.

‘’Është kënaqësi të presim në Prishtinë mbi 25 artistë si pjesë e këtij festivali me veprat e tyre, me ekspozita, diskutime e shfaqje të filmave, e në mesin e këtyre pra janë edhe fotografët vendas si Jeton Karahoda e Ferdi Limani, por edhe artistë të famshëm si P.J. Harvey, Seamus Murphy, Paul Lowe, e Pierre e Alexandra Boulat’’, u shpreh kryeministri, duke thënë se i falënderon të gjithë ata dhe shumë të tjerë të cilët na bëjnë të ndjehemi krenarë, që në kryeqytetin e Republikës sonë, këtu në shesh publik, për të gjithë qytetarët mund të jemi edhe nikoqirë, por njëkohësisht edhe shikues të veprave të cilat kanë rëndësi artistike, por edhe historike e kulturore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori